E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja mirëpret marrëveshjen për vulat doganore

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Robert Cooper, ka mirëpritur të premten mbrëma arritjen e kompromisit për doganat mes palës kosovare e asaj serbe.

“Këto dy embargo do të hiqen tani. Kjo është e mirë për tregtinë rajonale. Kjo bën që rajoni të duket më evropian”, tha Cooper.

Me marrëveshjen e së premtes u zgjidh çështja e vulave doganore, të cilat i kishte refuzuar Beogradi, pasi nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

“Vulat doganore janë të rëndësishme për këdo në Kosovë që përgatit produkte me qëllim të eksportimit në Serbi ose përmes Serbisë. Përgjatë tre viteve të kaluara kjo nuk ka qenë e mundur, sepse qeveria e Serbisë nuk njihte vulat doganore të Kosovës”, theksoi diplomati evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›