E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, enti rregullator padit 17 banka për mashtrim

Agjencia Federale e Financimit të Strehimit (FHFA) bëri të ditur në një deklaratë për shtyp se kërkonte mbulimin e humbjeve të shkaktuara dy gjigantëve të financimit të huave imobiliare "Fannie Mae" dhe "Freddie Mac", nga këto institucione.

Agjencia bëri të ditur se po ndërmerrë aksion ligjor kundër bankave të tilla gjigante si “Goldman Sachs”, “Barclays”, “Bank of America”, “Deutsche Bank”, “HSBC”, “Royal Bank of Scotland”, “Nomura”, “Citigroup”, dhe “Societe Generale”.

Agjencia thekson se këto banka kanë keqinterpretuar vlerën e hipotekave të lëna peng gjatë “flluskës” së strehimit. Ndwrtesat u zhvlerësuan gjatë kohës që SHBA-ja po futej në krizën financiare.

"Fannie Mae" dhe "Freddie Mac", humbën rreth 30 miliardë dollar, pjesërisht për shkak të financimeve në kredi për shtëpi, dhe morën dorëzani nga qeveria amerikane. Që prej asaj kohe, taksapaguesit amerikanë kanë shpenzuar mbi 140 miliardë dollar për të mbajtur firmat në qarkullim./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-03 10:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›