BE në kërkim të një qëndrimi unik ndaj Palestinës

Vendi turistik bregdetar polak, Sopot, përhap siç duket edhe në mesin e ministrave të jashtëm të BE-së një atmosferë pushimesh. Luksemburgasi Jean Asselborn erdhi me një këmishë të hapur pa jakë, suedezi Carl Bildt me komplet sportiv në ngjyrë të çelët, çeku princi Karel Schwarzenberg madje me xhinse.
Por çështjet janë mjaft serioze. Për BE-në ndoshta më e vështira është çështja, se si do të veprohet me një kërkesë të mundshme të palestinezëve në fund të këtij muaji për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara. BE-ja është e ndarë. Franca dhe Britania mund të mendohet të jenë për mbështetjen e kësaj kërkese. Vende si Gjermania, Italia dhe Holanda janë kundër.
Ministrat e Jashtëm kërkojnë një qëndrim ndaj Palestinës
Ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, shpreson në arritjen e një qëndrimi të përbashkët: "Shpresoj shumë – këtë do ta mbroj fuqishëm - që ne në këtë takim të arrijmë të formulojmë qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mos ecim në rrugë të ndryshme. Disa e pranojnë, disa jo, të tjerët abstenojnë. Ky nuk do të ishte një sinjal i mirë për Evropën."
Homologu e tij gjerman, Guido Westerwelle, është edhe ai për një pozicion të përbashkët. Por ai beson se vendi i tij ka këtu detyrime të veçanta: "Por ne gjermanët duam në të njëjtën kohë edhe, që të gjithë ta dinë se partneriteti i veçantë, marrëdhëniet historikisht të veçanta mes Izraelit dhe Gjermanisë, dominojnë, dhe kjo është për ne një pikë shumë e rëndësishme."
Prandaj Gjermania heziton shumë, kur është fjala për të njohur shtetin e palestinezëve. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn, dëshiron që të shmangë medoemos mundësinë, që palestinezët të kthehen me duar bosh nga Nju Jorku në shtëpi: "Unë mendoj se ne duhet të përpiqemi së paku të arrijmë atë, që unë besoj se mund të ndihmojë, pra statusin e vëzhguesit. Gjithsesi unë nuk mund të pajtohem, që t'i konfrontojmë palestinezët me një Jo."
Çfarë pasojash praktike mund të kishte një zgjidhje e tillë kalimtare është një herë për një herë e paqartë./DW-Start/
2011-09-03 10:30