E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja shton sanksionet kundër Sirisë

Lajmi bëhet i ditur në  Fletoren Zyrtare të BE-së, ku thuhet se në tashmë pjesë e sanksioneve është edhe një bankë e pasurive të patundshme, një grup investimesh dhe një firmë transportesh.

Sanksionet shtesë vijnë një ditë pasi Bashkimi Evropian ndaloi importimin e naftës së papërpunuar siriane.
    
Po ashtu, BE-ja njoftoi ngrirjen e aseteve të katër biznesmenëve të cilët kanë ndihmuar regjimin çnjerëzor të Presidentit Bashar Al-Asad.
    
Siria shiste rreth 150 mijë fuqi nafte në ditë, çka përbënte 28 për qind të të gjitha të ardhurave të saja. Pjesa më e madhe e kësaj nafte shkonte në Bashkimin Evropian veçanërisht në Francë, Gjermani, Itali dhe Holandë. /Start/F. P/

                                                                                             2011-09-03 10:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›