E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-ja nis provimin ndaj Shqiperise per 12 kushtet

Takimi

Proceset integruese te Shqiperise jane vene perballe nje tjeter provimi te rendesishem me BE-ne. Gjate takimit dyditor te nisur ne Tirane ne kuader te takimit te trete te Komitetit per Stabilizim-Asocimin institucionet shqiptare do te duhet te parashtrojne ate cfare ka prodhuar progresi politik i arritur mes paleve pas marreveshjes se nentorit 2011 e ne vecanti realizimin e 12 prioriteteve. Ne diten e pare te provimit europian zyrtaret e BE-se synuan matjen e progresit ne 7 prej 12 prioriteteve ku perfshihet reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare. Gjithashtu perfaqesuesit e BE-se do te informohen edhe per progresin ekonomik se bashku me programin fiskal. Jam konfidente qe progresi i arritur ne realizimin e prioriteteve eshte i dukshem dhe ne do te kemi mundesine qe kete pasdite dhe diten e neserme te shikojme funksionimin e Parlamentit. Gjithashtu do te kemi edhe lajme te mira nga komisioni i reformes elektorale qe deri me tani ka aprovuar disa kapituj te kesaj reforme sic jane marredheniet me median apo denimet e atyre qe shkelin Kodin Zgjedhor deklaroi ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

Ndersa Pierre Mirelle drejtor i Zgjerimit ne BE per Ballkanin Perendimor i cili udheheq delegacionin u shpreh i kenaqur qe Shqiperia ceshtjet e integrimit i cileson prioritet kombetar.

Si zakonisht ne te tilla takime ne matim progresin ne baze te angazhimeve qe burojne nga Stabilizim-Asocimi qe ne e quajme performance te deritanishme ne implementimin e prioriteteve qe i jane caktuar Shqiperise ne opinionin e Komisionit Europian dy vjet me pare. Shqiperia e ka vleresuar integrimin si nje prioritet kombetar. Nje cilesim i tille merr nje rendesi akoma me te vecante ne prag te 100-vjetorit te pavaresise. Qe ky proces te jete i suksesshem dhe te realizohet ka edhe dicka akoma me te rendesishme duhet nje konsensus kombetar theksoi Mirelle.

Nderkohe ambasadori i BE-se ne Tirane Ettore Sequi u shpreh se 12 prioritetet pa dyshim jane sfida per Shqiperine por nuk duhet mjaftuar me realizimin e tyre. Po aq i rendesishem eshte perkthimi i tyre ne veprime konkrete ka theksuar ai.

LAJMI FUNDIT Sannino viziton neser Tiranen ne rend te dites ceshtja e 12 kritereve te BE 41 minuta me pare ... Drejtori per Zgjerimin ne Komisionin Europian Stefano Sannino mberrin neser ... Leskaj ne kuvend Demi financiar 6.7 miliarde leke  9 ore me pare ... Sipas tij marredheniet e KLSH dhe prokurorise jane te zbehta ... Hashim Thaci krijon qeverine ne hije per Prishtinen 11 ore me pare ... Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci mund te jete i interesuar ... Jakup Krasniqi Zgjedhjet serbe ne Kosove duhen penguar edhe me force 11 ore me pare ... Kryeparlamentari i Kosoves Jakup Krasniqi ka deklaruar se per te ... Meta ne Slloveni lobon per Shqiperine ne BE 1 dite me pare ... Kreu i LSI ka zhvilluar takime me krere te politikes sllovene Rama Kemi dhene dakordesine per reformen zgjedhore. Presidenti duhet te jete konsensual 1 dite me pare ... Lideri i opozites i ka shprehur pikepamjet e veta gjate nje interviste per Zerin e Amerikes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›