E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, qëllohet për vdekje një 25- vjeçar

Foti ilustruese

Një 25- vjeçar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së martes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës së Kavajës, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Erlind Fuga.

Të dhënat e para flasin për një grindje të çastit mes viktimës dhe vrasësit, për të cilin policia nuk ka dhënë ende detaje. 25- vjeçari mësohet se është qëlluar me pistoletë.

Policia është në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë ngjarje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›