E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Reeker: Bashkëpunim me SHBA-në për integrim

Vizita e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama në SHBA ka vazhduar me një takim me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Filip Riker.Në një reagim në rrjetin social Twitter Rama e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë takim, duke u shprehur jo vetëm i kënaqur por dhe i frymëzuar nga diskutimet me Reeker. Edi Rama, në krye të një një delegacioni qe e shoqëron, ndodhet që të enjten në SHBA, për një vizitë zyrtare. Pjesë e delagacionit eshte sekretari për Emigracionin, Erion Veliaj, këshilltari, Endri Fuga ,Ilir Beqja, Andis Harasani dhe Ditmir Bushati. Ndërkohë dita e parë e vizitës së tij ka nisur ne auditoriumin e posaçëm të “New York University”, i cili është një nga institucionet arsimore me te mëdha ne ShBA. Axhenda përfshin edhe takime te rëndësishme ne Departamentin e Shtetit dhe Kongres.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›