E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarjet ne Maqedoni PS akuzon Haxhinaston

Debat ne Komisionin Parlamentar. Opozita Nuk pati proteste ndaj Shkupit

Opozita e cileson te pamatur viziten e zv.kryeministrit dhe ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto ne Maqedoni ne nje kohe qe shteti fqinj vlonte nga konflikti nderetnik. Socialistet Arta Dade dhe Qemal Minxhozi ngriten shqetesim se pse Ministria jone e Jashtme nuk ka bere nje note proteste ne lidhje me ngjarjet ne Tetove ku u vrane dy shqiptare dhe u rrahen disa te tjere. Tre titullare te larte te Ministrise se Jashtme jane thirrur dje ne nje mbledhje te posacme ne komisionin parlamentar per te dhene shpjegime per situaten me te fundit ne rajon posacerisht ne Maqedoni. Une nuk e kuptoj kete vizite te zv.kryeministrit dhe ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto ne nje kohe qe kishte incidente ndaj shqiptareve. Ai ishte ky momenti i duhur per te zhvilluar nje vizite te tille. Ju si ministri a keni thirrur ambasadorin maqedonas ne Tirane dhe perse nuk keni beri nje note proteste iu drejtua socialisti Minxhozi zyrtareve te MPJ-se. Drejtori i Drejtorise Rajonale ne Ministrine e Puneve te Jashtme Vladimir Pulaj ne Komisionin e Puneve te Jashtme tha se vizita e ministrit ishte e parashikuar per tu bere me perpara dhe se u gjykua qe ajo te kryhej sepse do te sherbente si mjaft pozitive. Ndersa sa i perket notes se protestes Pulaj theksoi se nuk eshte bere nje note proteste por e kemi thirrur ambasadorin maqedonas dhe se qendrimet tona nuk kane qene ne tone te buta. Ne denim te ketyre akteve njekohesisht duke kerkuar nga qeveria hapur qe ajo te beje hetime dhe te nxjerre perpara ligjit personat pergjegjes. Nderkohe me ambasadorin ketu eshte biseduar per keto ceshtje dhe i kemi kerkuar qe pala maqedonase duhet te beje ceshte mundur qe keto incidente keto fenomene qe ngrene krye te karakterit nacionalist te shtypen qe ne lindje. Politika jone ka qene e vetepermbajtur duke i bere thirrje dhe pales shqiptare per vetepermbajtje deklaroi Pulaj. Deputetja Arta Dade si dhe kryekomisioneri demokrat Fatos Beja kritikuan MPJ per mos raportim te ngjarjeve qe ndodhin ne rajon dhe per situata e reja te krijuara. Ka qene nje praktike shume e mire por qe duhet mbajtur. Ministria duhet te na raportoje periodikisht per cdo zhvillim ne menyre qe edhe ne te mbajme qendrimet e duhura si Kuvend tha kryekomisioneri Beja.

LAJMI FUNDIT Sannino viziton neser Tiranen ne rend te dites ceshtja e 12 kritereve te BE 41 minuta me pare ... Drejtori per Zgjerimin ne Komisionin Europian Stefano Sannino mberrin neser ... Leskaj ne kuvend Demi financiar 6.7 miliarde leke  9 ore me pare ... Sipas tij marredheniet e KLSH dhe prokurorise jane te zbehta ... Hashim Thaci krijon qeverine ne hije per Prishtinen 11 ore me pare ... Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci mund te jete i interesuar ... Jakup Krasniqi Zgjedhjet serbe ne Kosove duhen penguar edhe me force 11 ore me pare ... Kryeparlamentari i Kosoves Jakup Krasniqi ka deklaruar se per te ... Meta ne Slloveni lobon per Shqiperine ne BE 1 dite me pare ... Kreu i LSI ka zhvilluar takime me krere te politikes sllovene Rama Kemi dhene dakordesine per reformen zgjedhore. Presidenti duhet te jete konsensual 1 dite me pare ... Lideri i opozites i ka shprehur pikepamjet e veta gjate nje interviste per Zerin e Amerikes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›