E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia 'zgjohet' anëtare e Bashkimit Evropian, hapet shtëpia e Evropës në Zagreb

KROACI- Një minutë pas mesnatës, Kroacia u bë zyrtarisht anëtarja e 28 e grupit, duke e shtuar bllokun me një anëtar të ri që nga zgjerimi i fundit në vitin 2007. 

Ndërkohë,  hapi dyert zyrtarisht ‘shtëpia e Evropës në Zagreb. Në ceremoninë zyrtare ishte i ftuar presidenti i Komsionit Europian Hose Manuel Barroso dhe presidenti i PE-së Martin Schulz . 

Në fjalën hapëse Schulz theksoi se shtëpia e Evropës do i shërbejë interesit të qytetarëve, duke shtuar se sot hapet një kapitull i ri për Kroacinë dhe BE.

Schulz tha se anëtarësimi në BE nuk ofron zgjidhje magjike. “Anëtarësimi në Be nuk ofron zgjidhje magjike. Kroacia ka përfituar nga fondet e BE në shumë drejtime. Më lejoni të ju inkurajoj të merrni pjesë në zgjedhjet e PE muajin e ardhshëm, në përzgjedhjen e kandidatëve kroat për PE. Nëse doni që të rinjtë të punësohen, nëse doni një të ardhme më të mirë votoni BE.”, shtoi Schulz. 

Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso gjatë fjalës së tij përshëndetëse u shpreh se Kroacia ka ndryshuar për mirë në këto vite, ndërkohë që falë BE-së do të ketë mundësi për ndërtimin e një të ardhme më të mirë. “Po bashkojmë një kontinent që dikur ishte i ndarë”, u shpreh Barroso. 

Teksa mori fjalën para mijëra kroatëve, kryeministri Zoran Milanoviç e cilësoi hapjen e shtëpisë së Evropës ditë të rëndësishme për bashkëqytetarët e tij. Milanoviç premtoi se qeveria do të vijojë punën e jashtëzakonshme që ka nisur. “Nga sot ka nisur një situatë përfituese për të dyja palët. Kemi paguar një çmim të madh për të kaluarën”, u shpreh kryeministri kroat.
Kroacia vend me 4.4 milionë banorë është vetëm vendi i dytë i dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë që përfshihet në Bashkimin Evropian. Sllovenia u bë anëtare në vitin 2004.

Antarësimi shënon një moment historik në kapërcimin e të kaluarës së përgjakshme të luftës së viteve 1991-1995 për pavarësi, ku gjetën vdekjen rreth 20 mijë vetë. 

KROACIA 'ZGJOHET' ANËTARE E BE
Në mesnatë, himni evropian është dëgjuar në Zagreb, Split, Rijekë, Osijek, Dubrovnik dhe disa qytete të tjera më të vogla kroate. Qytetarët kanë festuar gjithandej dhe për sigurinë e tyre, vetëm në Zagreb janë angazhuar rreth 1,100 policë. Për shënimin e kësaj ngjarjeje janë akredituar rreth 700 gazetarë nga të gjitha kontinentet.

Vendi prej 4.4 milionë banorësh bëhet shteti i dytë ish-jugosllav që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004.

Megjithëse anëtare e plotë e BE-së, Kroacia nuk do të jetë menjëherë pjesë e Schengenit, zonës së udhëtimit pa viza, as nuk do të përdorë monedhën euro.

Anëtarësimi i Kroacisë në BE ndodh në kohën kur ajo tashmë ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe ka një papunësi prej 20%.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kroacia në BE, Nishani, Jahjaga e Nikolic bashkë në Zagreb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›