Egjipt, protestuesit ultimatum Morsit: 1 ditë kohë për tu larguar
KAJRO-Mijëra kundërshtarë të Presidentit Morsi u mblodhën sot në Kajro për ta detyruar presidentin të japë dorëheqjen.
Duke valvitur flamurë, kundërshtarët e presidentit Mohammed Morsi u mblodhën në Sheshin Tahrir të Kajros, një prej qendrave në kryeqytet dhe në pjesë të tjera të vendit teksa vendosën ultimatum presidentet i për largimin e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Protestuesit i kanë lënë afat Morsit deri nëse në mesditë (ora 15:00) në ë kundërt ato paralajmërojnë se do të ketë mosbindje civile nga ana e popullit.
Pakënaqësia e popullit egjiptian është rritur në përvjetorin e parë të zgjedhjes së Morsit në krye të shtetit. Por nga ana e tij, Morsi është shfaqur i palëkundur. “Mund të ketë demostrata por nuk mund të vihet në diskutim legjitimiteti kushtetues i një presidenti të zgjedhur nga vota e popullit”-ka deklaruar Morsi gjatë një interviste për të përditshmen britanike ‘The Guardian’, një nga të paktat që është dhënë prej tij për shtypin e huaj.
(e.m/BalkanWeb)