Brazili mposht Spanjën, fiton 'Kupën e Konfederatave'
Brazili e ka fituar ‘Botërorin e vogël’, përkatësisht Kupën e Konfederatave, pasi e mposhti me rezultat bindës 3:0 Spanjën, në finalen e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në stadiumin Maracana të Rio de Janeiros.
Skuadra jug-amerikane ka dominuar ndaj asaj evropiane, duke e fituar me plot meritë për herë të katërt këtë eveniment.
‘Stuhia e Kuqe’ e ka gjetur veten në disavantazh që në minutën e dytë, kur sulmuesi Fred shënoi nga një pozitë e vështirë, edhe pse ishte i ulur në tokë.
Ndërkaq, sulmuesi Neymar shënoi një super gol në minutën e 44-t, për ta shtuar epërsinë e ‘vendësve’.
Kampioni i botës dhe Evropës e ka lëshuar një mundësi të artë, kur Sergio Ramos e ka humbur penalltinë në pjesën e dytë, kurse David Luiz e shpëtoi një gol të sigurt, kur e hoqi topin nga vija e portës, pas një goditjeje të Pedros.
Me të filluar pjesa e dytë (48’), Fred i dha vulë këtij takimi, duke e shënuar golin e tretë të brazilianëve.
Ndërkaq, në 20 minutat e fundit spanjollët luajtën me një lojtar më pak, pasi Gerard Pique u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes si lojtari i fundit ndaj Neymarit.
(e.m/express/BalkanWeb)