E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-ja sanksione ndaj pesë njerëzve

Bashkimi Evropian njoftoi përmes një deklarate se do të vendos sanksione ndaj pesë njerëzve që ndërlidhen me komplotin e dështuar që kishte për qëllim vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, në deklaratë nuk u përmendën as emrat e as përkatësitë kombëtare të njerëzve në fjalë, por thuhej se “asetet financiare të BE-së do të ngrihen dhe se atyre nuk do t’u lihet më në dispozicion asnjë fond”.

Një gjykatë e lartë dënoi të enjtën në Nju Jork dy iranianë që dyshohet t’ia kenë dhënë 1.5 milionë dollarë një meksikani për ta vrarë ambasadorin saudi-arab në Uashington.

Irani ka mohuar të ketë pasur njohuri rreth përfshirjes së forcës elite të Iranit "Garda e Revolucionarëve” në të ashtuquajturin komplotin e dyshuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›