E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Gaddafit, OKB kërkon hetime

Komisioneri i Lartë për të drejtat e njeriut në OKB deklaroi sot se do të nisin hetimet mbi rrethanat “ende jo të qarta” të vdekjes së Gedafit. “Deri tani ka 4-5 versione të ndryshme. Na duhet një hetim”, tha zëdhënësi i Komisionerit të Lartë, Rupert Colville.
Nga ana tjetër, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit pritet të deklarojë çlirimin e të gjithë territorit të Libisë. Populli libian është në pritje të këtij deklarimi zyrtar. “Është një moment historik, fundi i një tiranie dhe diktature. Gedafi shkoi kundër vullnetit të tij”, deklaroi zëdhënësi zyrtar i KKT, në Bengasi, Abdel Hafez Ghoga. Mjeku: Gedaf vdiq pas goditjes në kokë

“Një fund poshtërues për njeriun, i cili sundoi Libinë për 42 vjet. Pasi u nxorr nga kanali ku ishte fshehur, i përgjërohej kryengritësve për t`i falur jetën “Mos qëlloni, mos qëlloni”.
I plagosur dhe tërë gjak, Gadafi i zhgënjyer u drejtohej rebelëve duke i thënë: Çfarë të kam bërë? Më pas qëllohet “si qen në rrugë”. Këto janë një pjesë e komenteve që lexohen në faqet e para të mediave botërore sot, një ditë pas vrasjes së Gedafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›