Neser rifillojne bisedimet Prishtine- Beograd BE propozon kompromis per marredheniet tregetare

Bashkimi Europian pritet t’i kërkojë Serbisë dhe Kosovës, në takimin e rradhës mes përfaqësuesve të të dy shteteve që do të zhvillohet nesër në Bruksel, arritjen e një marrëveshjeje për shitjen e produkteve në tregjet përkatëse. Sikurse shkruan gazeta serbe "Novosti", e cila i referohet burimeve diplomatike ne Bruksel, pritet që zyrtarët europianë të propozojnë përdorimin e vulës në dokumentat tregëtare me mbishkrimin “dogana e Kosovës” në vend të asaj me mbishkrimin “republika e Kosovës”, pa pasur gjithashtu asnjë nga simbolet e shtetit kosovar.
Negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit do të rifillojnë nesër nën patronazhin e BE pas dy muajsh ndalese dhe pas incidenteve kufitare në veri, në pikat doganore mes dy shteteve. Nw axhendw pritet të jenë pesë çështje, njohja e vulave të Doganave të Kosovës, telekomunikacioni, energjia, kadastrat dhe bashkëpunimin rajonal.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 01 shtator 2011 )