“BE-ja të heqë pengesat për lëvizjen e lirë të shqiptarëve”
26/09/2009 Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon komenton procesin e liberalizimit të vizave
Qytetarët shqiptarë duhet të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Europian pa pasur nevojë për viza - ky është vlerësimi që bën Parlamenti Europian, i cili mendon se vendi ynë duhet të jetë pjesë e grupit të vendeve që duhet të përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave. Përveç Shqipërisë, Parlamenti Europian vlerëson se edhe Bosnjë-Hercegovina duhet të bëjnë pjesë të grupin e vendeve (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni) qytetarët e të cilave do të lëvizin pa viza duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Drafti i përgatitur për këtë çështje, ku raportuese është eurodeputetja e re sllovene Tanja Fajon, argumenton se sipas vlerësimit të Komisionit në maj 2009 këto dy vende kanë bërë progres të rëndësishëm e domethënës, ndaj duhet t’i përkasin të njëjtit propozim. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që t’u dërgohet një mesazh i fortë edhe qytetarëve të Shqipërisë e Bosnjë-Hercegovinës. Unë nuk jam dakord që Komisioni i la këto dy vende jashtë propozimit”, - deklaroi Fajon. Përfshirja e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në të njëjtin propozim për amendimin e rregullores do të shmangte burokracinë më se 6-mujore të Brukselit. Sipas vlerësimeve, nuk do të ishte e nevojshme të ndërmerrej një propozim i ri në mes të vitit të ardhshëm nga Komisioni Europian për çështjen e liberalizimit të vizave, që do të pasohej, sipas procedurës, nga vota e Parlamentit dhe unanimiteti i vendeve anëtare në Këshill, por automatikisht heqja e regjimit të vizave do të bëhej e mundur sapo të vlerësohej se Shqipëria dhe Bosnja i plotësojnë kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Amendimet e përfshira në raportin e Parlamentit flasin edhe për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën, pa paragjykuar statusin e shtetit të ri ballkanik. “Ne po shohim mundësinë se si të angazhojmë Kosovën në këtë proces, në mënyrë që edhe qytetarët atje të mund të kenë një perspektivë të qartë europiane”, - theksoi Fajon. Amendamenti i shtuar për Kosovën është mirëpritur nga Komisioni Europian, ndryshe nga ai për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës, pasi zyrtarët e Komisionit kanë frikë se një propozim i tillë jo vetëm që nuk do të miratohej nga vendet anëtare, por do të vinte në rrezik edhe Serbinë e Malin e Zi.
Raporti pritet të votohet në seancën plenare të 24 nëntorit, për t’i kaluar më pas Këshillit të Bashkimit Europian në dhjetor. Roli i Parlamentit për çështjet “Shengen” është konsultues dhe jo detyrues për Këshillin me traktatet ekzistuese. Pushteti i Parlamentit Europian për çështjet e brendshme pritet të jetë domethënës pas ratifikimit dhe hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës.