E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Me bashkëpunim do heqim të gjithë barrierat kufitare”

26/09/2009  Takimi Basha-Bajrami

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, priti në një takim ministrin e Administratës Publike të Kosovës, Arsim Bajrami, dhe delegacionin që e shoqëronte. Ministri Basha vlerësoi stadin e tanishëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shkëmbimit të përvojave për mirëfunksionimin dhe fuqizimin e administratës publike në të dy vendet e ndërkohë theksoi nevojën e shtrirjes së këtij bashkëpunimi në të gjitha nivelet me qëllim përfitimin e përvojave të dyanshme. Basha rikonfirmoi në takim si një prioritet të rëndësishëm të qeverisë Berisha, njehsimin e standardeve dhe praktikave mes Shqipërisë dhe Kosovës që do t’i shërbejnë eliminimit të barrierave mes tyre si dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Ndërkohë Bajrami shprehu bindjen se bashkëpunimi në vijim mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe institucioneve dhe qeverisë së Kosovës do të njohë nivele edhe më të larta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›