E Diel, 1 Nëntor 2026

BE kërcënon ashpër Rusinë, nëse nuk nis furnizimin me gaz

Pragë-Kryeministri i Çekisë Mirek Topolanek, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, paralajmëroi sot se nëse furnizimet e Evropës me gazin rus "nuk rifillojnë deri nesër, do të ketë një ndërhyrje më të ashpër nga BE-ja". Rusia ka ndërprerë prej më se dy ditësh furnizimin me gaz në të gjitha shtetet e Evropës Juglindore. Mungesat e gazit janë ndjerë sot në Maqedoni, Bosnje, Kroaci, Bullgari, Rumani dhe në një sërë shtetesh të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›