Pritarët somalezë lirojnë një anije turke
Aden-Një anije mallrash turke është liruar mbrëmjen e shkuar nga piratët somalezë. Anija mbahej peng që në muajin tetor të vitit të shkuar, në këmbim të pagesës së një shume, i bëri të ditur sot AFP-së një zyrtar i shoqërisë detare Yasa, pronë e së cilës është anija. "Anija u lirua të hënën në mbrëmje (të martën) pas bisedimeve të gjata me rrëmbyesit" të cilët e kishin marrë nën kontroll më 29 tetor në afërsi të brigjeve të Somalisë në gjirin e Adenit, shtoi Fehmi Ulgener këshilltar juridik i firmës, me bazë në Stamboll, i cili nënvizoi se shuma e kërkuar u ishte dhënë piratëve, pa dhënë shifra.
Anija e mallrave, që lundronte me flamur të ishujve Marshall, "Yasa Neslihan", transportonte 77 000 tonë mineral hekuri nga Kanadaja për në Kinë.
Anija e mallrave, që lundronte me flamur të ishujve Marshall, "Yasa Neslihan", transportonte 77 000 tonë mineral hekuri nga Kanadaja për në Kinë.