Terbuni dhe Partizani luajne sot 23 minutat e fundit
Dy jave me pare per shkak te kushteve tejet te veshtira atmosferike takimi midis Terbunit dhe Partizanit nuk njohu fitues. Ky takim qe u pezullua 23 minuta nga fundi i lojes do te luhet sot ne oren 1300. Nje ndeshje e tille do te hyje ne historine e futbollit shqiptare pasi asnjehere me pare nuk eshte zhvilluar nje ndeshje qe zgjat kaq pak. Pas tere kesaj historie qendron rregullorja e ndryshuar nga FSHF. Vetem vjet organi me i larte i futbollit shqiptare ndryshoi rregulloren per te gjithe ato ndeshje qe nderpriten teksa luhen. Pra deri nje vit me pare nese do te kishim te njejten situate atehere takimi i sot do te riluhej qe nga minuta e pare ndersa tani me rregulloren e re ndeshja do te luhet nga minuta ne te cilen eshte ndaluar.
Renditja
Nd. Pike
1. Mamurrasi 6 13
2. Kamza 6 13
3. Pogradeci 6 12
4. Lushnja 6 12
5. Apolonia 6 11
6. Beselidhja 6 11
7. Tomori 6 10
8. Terbuni 5 9
9. Gramozi 6 9
10. Luftetari 6 8
11. Burreli 6 7
12. Partizani 6 6
13. Bilisht Sport 6 4
14. ADA 6 3
15. Gramshi 6 2
16. Vlora 6 2