Mesi E ardhmja Si dihet
Talenti argjentinas ka folur per te ardhmen e tij duke mos perjashtuar ne menyre kategorike nje largim te mundshem nga Barcelona Asgje seshte e sigurt. Kurre nuk i dihet cmund te ndodhe ne futboll. Nuk eshte nje pozicionim krejtesisht i qarte por me se i mjaftueshem per te cliruar fantazine e klubeve me te medha te Evropes. I intervistuar nga revista prestigjioze sportive franceze France Football si pjese e listes se kandidateve per fitimin e Topit te Arte Leo Mesi ka folur edhe per te ardhmen e tij duke mos perjashtuar nje largim te mundshem nga Camp Nou. Kur gjithcka shkon mire nuk kam pse te mendoj per keto probleme. Po kur gjerat shkojne keq nuk i dihet. Per asgje smund te jesh i sigurt ne futboll. Me pelqen te rri te Barcelona dhe shpresoj qe te jete perhere keshtu - u shpreh 23-vjecari katalanas. Deklarate e mjaftueshme qe te medhenjte e Evropes te enderrojne. Sidomos Interi per te cilin mediat nuk kane reshtur se shkruari gjate javeve te fundit. Pleshti foli edhe per Topin e Arte duke shprehur preferencen e tij per ate qe e meriton Sipas meje e meritojne Ksavi dhe Iniesta. Sidomos Andresi qe shenoi ne finale dhe per mendimin tim ishte lojtari me i mire i turneut megjithese cmimi iu dha Forlanit. Sidoqofte do te me pelqente qe Topi i Arte te mbetej ne ekipin tone.