E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kërkon mbylljen e centralit “Kosova A”, ndot rajonin

PRISHTINE- Bashkimi Europian ka kërkuar që Kosova të mbyllë centralin më të vjetër të energjisë ne Europë për shkak të ndotjes së jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për centralin “Kosova A” icili ka vetëm 3 njësi operacionale nga 5 që ka gjithsej. Ky central punon me qymyr dhe duhet të mbyllet padiskutim brenda vitit 2017, sipas kërkesave të Komisionit Europian.

Ibrahim Gjikolli, një fermer nga Dardhishta jeton afër këtij centrali. Ai thotë ëpr Rojter se jeta në fshat është bërë e padurueshme për shkak të sasisë së madhe të pluhurit dhe ndotjes.
Kushtet e padurueshme kanë bërë që 40% e banorëve të zonës të largohen për në pjesë të tjera të Kosovës. Centrali “Kosova A” është ndërtuar në vitin 1962 dhe ka 5 njësi që prodhojnë gjithsej 700 mega vat energji. Por ky central shpesh ka probleme dhe energjia në zonën përreth ndërpritet. Kosova është një dnër pak vende në Europë që ende ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë.
Së fundmi KE ka studiuar këtë central dhe rekomandon që të mbyllet në vitin 2017. Komisioni Europian thotë se Kosova është e detyruar të aplikojë standardet Ambientaliste të BE-së.
Kreu i KE në Kosovë, Renzo Davidi thotë se “Kosova A” ka një teknologji ndotëse, sipas tij 100 herë më e lartë se standardet e Bashkimit Europian.
Kosova ka në plan të ndërtojë një tjetër central energjie me fuqi 2000 mega vat, por muajin e shkuar projekti u ndërpre për shkak të mungesës së interesit nga investitorë të huaj. Aktualisht gjysma e energjisë prodhohet nga centrali “Kosova A”.
Nëse Kosova nuk ndërton një impiant të pastër për prodhimin e energjsë përpra mbylljes së centralit , atëherë duhet të kërkojë energji gjetkë. Edhe centrali tjetër i quajtur “Kosova B” është në gjendje të keqe dhe nuk mund të prodhojë aq energji sa u duhet qytetarëve të Kosovës.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›