E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baseksu, një kandidaturë të re për kryeministër

BUKURESHT- Presidenti rumun Trajan Basesku ka emëruar një kandidaturë të re për kryeministër, pikërisht kryebashkiakun e Bukureshtit, Liviu Negoita. Por që tani dihet se kjo kandidaturë do të rrëzohet në parlament. Negoita nuk pritet të marrë votat e nevojshme, ashtu si dhe i emëruari i parë i Baseskut, aleati i tij Lucian Kroitoru. “Unë propozoj të formojmë një qeveri kombëtare uniteti. Do të nis që sot negociatat dhe të hënën do paraqes emrat e qeverisë në parlament, - tha kandidati për kryeminsitër Negoita për gazetarët.
Në Rumani ka krizë politike që nga renia e qeverisë centriste muajin e shkuar. Ndërkohë partitë rivale janë edhe më të tensionuara para zgjedhejve presidenciale që zhvillohen në dy faza. Zgjedhjet presidenciale më 22 nëntor dhe raundi i dytë më 6 dhjetor, konsiderohen si votimi më i rëndësishëm që nga rënia e komunizmit pasi, kreu i ri që do zgjidhet do të caktojë kryeministrin e ri dhe do influencojë në përparimin e reformave ekonomike tejet të vonuara.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›