BE kërkon progres në bisedime

Komisionari për zgjerim, Stefan Fyle, i cili sot është takuar me zëvendës kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, tha se kishte “theksuar pritjet e vazhdueshme të BE-së, se dialogu tash të zhvillohet aktivisht, dhe të çoj në rezultate të prekshme, duke i identifikuar zgjidhjet praktike për të mirën e njerëzve”.
Ai më tutje u shpreh se i kishte parasysh hapat aktualë për implementimin e marrëveshjeve, që janë arritur deri tash, por “hapat e tjerë duhet të ndërmerren shpejtë dhe të mundësojnë që sa më parë të ketë implementim të të gjitha marrëveshjeve”.
Sipas Fyle, “këta hapa janë esencialë, në mënyrë që rekomandimi i Komisionit Evropian të pranohet pozitivisht nga shtetet anëtare, në aspektin e vendimeve të tyre në muajin dhjetor”. /rel/