E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanovic: Nuk heqim dorë nga pavarësia e veriut

MITROVICË- Serbët nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga ideja për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës.

Ndonëse nuk kanë përcaktuar kohën se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, ideatori i kësaj nisme, njëkohësisht sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic , ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt, raporton Zëri.

“Sa më shumë që u bëhet presion serbëve të veriut, aq më e mundshme është shpallja e pavarësisë së asaj pjese”,- deklaroi Ivanovic.
Megjithatë, zgjidhja më e mirë, sipas tij, për të dyja palët do të ishte fillimi i bisedave të reja për statusin e Kosovës.

Sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka nënvizuar se shteti serb nuk mërzitet edhe nëse e humb BE-në për shkak të Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›