E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojnë më të dobëtit e botës

Ishujt Samoa Amerikane e kanë regjistruar fitoren e parë në histori të këtij vendi. Kjo Kombëtare zë vendin e fundit në renditjen botërore të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Ky ekip e ka mposhtur në Apia përfaqësuesen e Tongas, në ndeshjen valide për Zonën Oqeanike, në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’.

Samoasit, të cilët ndër të tjera e kanë angazhuar edhe një lojtar transeksual, qendërmbrojtësin 23 vjeçar Johnny Saelua, e kanë fituar ndeshjen me rezultat 2-1, për ta gëzuar publikun për herë të parë në stadiumin Joseph Blatter Stadium, emri i të cilit është vendosur në shenjë nderimi për presidentin e FIFA-s.

Ishujt Samoa Amerikane gjenden në pozitën e parë në grup, përpara Samoas, Ishujve Cook dhe Tongas. Natyrisht, në këtë zonë është luajtur vetëm xhiroja e parë e kualifikimeve për evenimentin që do të mbahet pas tri vjetësh në kontinentin jug-amerikan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›