E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin garën

Në Forumin Rinor të LDK’së tashmë ka filluar gara për postin kryesor. Pretendentët për t’i udhëhequr të rinjtë, Njomza Emini, Faton Peci, Xhafer Tahiri, Armend Ibrahimi, Albert Kurtulaj dhe Faton Hasimi kanë filluar lobimin. Kandidaturat pritet t’i shpallin në Kuvendin e Përgjithshëm, që pritet të mbahet deri në fund të këtij viti.

Deri në fund të këtij viti, të rinjtë e LDK’së pritet të zgjedhin udhëheqësin e ri për një mandat dyvjeçar.

Edhe pse me statut kandidaturat e pretendentëve publikohen në Kuvendin e Përgjithshëm, në LDK janë duke u përmendur gjashtë kandidatë të mundshëm për të marrë kreun e të rinjve.

Ish-deputetja Njomza Emini nga Prishtina, Faton Peci i Mitrovicës, Xhafer Tahiri i Vushtrrisë, Armend Ibrahimi, Albert Kurtulaj dhe Sekretari aktual i të rinjve, Faton Hasimi, përmenden si emra që mund të maten në Kuvendin e Përgjithshëm.

Zyrtarë të LDK’së kanë thënë për Express se tashmë kandidatët kanë filluar lobimin për t`i bindur 355 delegatët e degëve për t`i votuar në Kuvend.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›