Berlin, Hrushov-Ulbriht Shqipërisë: “Nuk ju përjashtojmë”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Berlin, 16 janar 1963 – Sekretari i PKBS-së, Nikita Hrushov, bëri thirrje për një armëpushim në konfliktin kino-sovjetik dhe në të njëjtën kohë e la problemin e Berlinit në sirtar, të paktën përkohësisht. Thirrja e tij për dhënien fund konfliktit mes Moskës dhe Pekinit, rreth politikës së “bashkekzistencës paqësore” të Bashkimit Sovjetik ka zhvendosur ekuilibrat e Botës së Lirë, por dhe të asaj komuniste gjithashtu. Vetëm ditën e djeshme, përpara Kongresit të Partisë së Gjermanisë Lindore në të cilin Hrushovi foli, udhëheqësi i saj, Valter Ulbriht, bëri sulmin e tij të parë ndaj qëndrimit kinez. U mendua se fjalimi i Ulbrihtit ishte përgatitja e një shpërthimi gjithëpërfshirës antikinez nga Hrushovi.
Sërish Shqipëria
Në thirrjen e tij për armëpushim ditën e sotme, Hrushovi nuk e përmendi Kinën me emër, por përdori Shqipërinë për të shigjetuar armikun e saj. Hrushovi tha se blloku komunist nuk kishte për qëllim që të përjashtonte ndonjë anëtar, por shtoi se “nëse ata (partitë rebele) dëshirojnë miqësinë tonë, duhet më parë tu japin fund metodave të tyre fanatike dhe doktrinare dhe të kthehen në gjirin e tonë”. Ai e quajti të parakohshëm çdo takim të partive komuniste, nga i cili mund të kishte një përplasje mes kinezëve dhe rusëve. Hrushovi tha se një takim i tillë ishte i pakëshillueshëm për momentin, sepse “gjakrat janë ende të nxehta”, ndërsa theksoi se sulmet në shtypin komunist duhet të ndaleshin.
Kujtohet marrëveshja e 60
“Koha dhe durimi, - tha Hrushovi, - do të kthejnë unitetin në kampin komunist”. (Në takimin e 81 partive komuniste të Moskës më nëntor 1960, kinezët e pranuan përkohësisht tezën e bashkekzistencës së Hrushovit. Edhe pse ata nuk e bënë kurrë publike, kuptohet se pranimi i kinezëve erdhi vetëm pasi Hrushovi ra dakord që në një takim të ngjashëm dy vjet më pas të rivlerësoheshin edhe një herë qëndrimet e Moskës dhe Pekinit. Thirrja e kinezëve për një konferencë masive erdhi për herë të parë në nëntor 1962, pikërisht 2 vjet pas marrëveshjes së papublikuar). Hrushovi tha se mosmarrëveshjet mes socialistëve ishin të mundshme, por duhet të diskutoheshin objektivisht. Ai tha se nuk kishte bërë mirë që kishte përjashtuar Jugosllavinë dhe se Shqipëria do të vazhdonte të mbetej socialiste. Megjithatë, ai sulmoi ashpër “disa persona që e quajnë veten marksistë” si kokëkrisur dhe injorantë që mendonin se mund të mposhtnin kapitalistët me një luftë termobërthamore. “Vetëm njerëz të sëmurë, - tha Hrushovi,- do ta besonin diçka të tillë”. Udhëheqësi sovjetik tha gjithashtu se Amerika kishte 40 mijë raketa dhe mbushje raketore dhe paralajmëroi se, nëse ato do të hidhen ndaj nesh, 700-800 milionë njerëz do të vdisnin dhe të gjitha qytetet përfshirë dhe Pekinin do të shkatërroheshin”. Por ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara e kishin humbur supermacinë bërthamore shumë kohë më parë dhe se Rusia tani kishte në dispozicion një bombë bërthamore prej 100 megatonësh.
E njëjta melodi dhe për Berlinin
Për sa i përket Berlinit, Hrushovi sugjeroi sërish statusin e qytetit të lirë për Berlinin Perëndimor dhe më mirë pushtimin nga Kombet e Bashkuara sesa nga forcat aleate. Megjithatë, ai dukej shumë pak i shqetësuar për një marrëveshje të veçantë paqeje. “Ngritja e Murit të Berlinit, - tha Hrushovi, - i kishte dhënë mundësi Gjermanisë Lindore të kishte kufirin e saj dhe arritja e një marrëveshjeje paqeje nuk ishte aq urgjente sa më parë”. Hrushovi përmendi komentet e një gazetari amerikan, i cili i kishte thënë një kolegu rus se gjithçka që do të arrinte një marrëveshje, e kishte arritur më parë muri. Hrushovi tha se ai ishte dakord kësaj here me amerikanët. Për Gjermaninë Perëndimore, sidoqoftë, Hrushovi kishte rezervuar një surprizë të fortë. Me një sulm flluskë, ai paralajmëroi gjermanoperëndimorët se ata nuk do ta arrinin kurrë bashkimin “përveçse nën flamurin e kuq”. Kjo vërejtje mund të jetë diçka e habitshme për optimistët e Bonit. Sidoqoftë, mendohet se uji i ftohtë i hedhur në shpresat gjermanoperëndimore ishte planifikuar për të përkrahur Partinë e dobët Komuniste Gjermanolindore. Hrushovi u rezervoi disa fjalë paralajmëruese edhe gjermanolindorëve, duke u thënë se ata duhet ti lënë pas gjermanoperëndimorët në prodhim dhe paralajmëruar se ata nuk do të mund ti përfitonin më mallrat e tyre të konsumit, nëse do ti konsumonin të gjitha në të njëjtën kohë. Duke mbrojtur parimin e tij të bashkekzistencës, Hrushovi tha se ai u kishte dhënë kohë komunistëve që të grumbullonin fuqitë, pasi ishte shumë e rëndësishme për fitoret e tyre të ardhshme. Kjo, deklaroi ai, ishte baza e taktikës së tij. Ndërsa pranoi se disa kritikë e kishin quajtur zhvendosjen e raketave nga Kuba “humbje”, udhëheqësi rus pretendoi se ai ishte treguar vetëm “elastik” dhe se presidenti Kenedi kishte pësuar disfatën e fundit, pasi Kuba mbeti një vend komunist. Hrushovi parashikoi gjithashtu një takim të rangut të lartë në Moskë për artin mes zyrtarëve dhe shkrimtarëve, muzikantëve dhe piktorëve, të cilët ishin kritikuar për punët e tyre abstrakte.
Nuk ka bashkekzistencë në art
“Nuk është sekret, nëse menjëherë pas përfundimit të kongresit tuaj, ne do të takohemi sërish me shkrimtarët, muzikantët dhe piktorët tanë. Komunistët nuk do ta pranojnë kurrë bashkekzistencën në art”, - tha Hrushvoi, ndërsa paralajmëroi gjermanolindorët kundër shkeljes së kulturës perëndimore. “Ju duhet të jeni vigjilentë duke qenë se televizioni dhe radioja perëndimore hyn në vendin tuaj me artin borgjez”, - shtoi Hrushovi. Përgjigjja ndaj pjesës më të rëndësishme të fjalimit të tij, thirrja për një “armëpushim” me Kinën, pritet të vijë menjëherë. Një tregues i tillë vjen nga sjellja e kryetarit të delegacionet kinez, Vu Hhiu-Çuan. Ai duartrokiti në pjesët e përgjithshme të fjalimit të Hrushovit, por i rrudhi hapur vetullat gjatë sulmeve kundër Shqipërisë. Kur Hrushovit iu rezervua një duartrokitje e gjatë, Vu-ja u çua në këmbë dhe më pas u ul sërish me shpejtësi. Një fotograf u mundua ta fiksonte një moment të tillë, ndërsa Vu-ja u çua sërish, por pa duartrokitur. Reagimi i zyrtarëve perëndimorë këtu ishte se Hrushovi i hapi letrat sipas kushteve të tij. Fjalimi i udhëheqësit sovjetik u konsiderua nga zyrtarët amerikanë si i një burri shteti, pajtues dhe një lëvizje e zgjuar dhe e matur. Njëri nga këta zyrtarë tha: “Hrushovi nuk u dha kinezëve asnjë mundësi ku ata të kapeshin dhe ta akuzonin se po trajtoheshin me padrejtësi. Gjithçka ata mund të bëjnë është të bien dakord me Hrushovin ose të mbajnë barrën e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.
Ky lajm është publikuar: 17/03/2010