Skandalet seksuale, kardinali Sean Brady, kërkon falje
Autori i Lajmit: Redaksia
Dublin – Kreu i Kishës Katolike Irlandeze, kardinali Sean Brady, ka kërkuar më në fund ndjesë publike që nuk lajmëroi policinë për të denoncuar priftin e tij pedofil. Brady, duke folur gjatë ditës së shënuar të Shën Patrikut ditën e djeshme, tha gjithashtu, se do të reflektojë në të ardhmen për vendin e tij në krye të Kishës Katolike të Irlandës. Në skandalin më të fundi të kishës katolike nuk qëndroi në heshtje as vetë Papa. Me një mesazh urimi që ai i dërgoi Kishës Katolike të Dublinit, Papa Benedikti XVI shkruante: “Siç e dini, këta muajt e fundit kisha në Irlandë është vënë me të vërtetë në një pozitë shumë të vështirë për shkak të abuzimeve seksuale me minorenë. Si shenjë e shqetësimit tim të madh unë u kam shkruar një letër inkurajuese për ta tejkaluar këtë situatë të dhimbshme. Unë do ta nënshkruaj nën solemnitetin e Shën Xhuzepes, në portën e Familjes së Shenjtë të Kishës Universale dhe më pas do ta dërgoj menjëherë”. Papa shkruan se ai kërkon që Kisha Katolike Irlandeze ta lexojë me zemër të hapur dhe ndjenjë të lartë besimi. “Shpresa ime është që ajo të mund të ndihmojë në procesin e pendimit, të shërbimit dhe rinovimit”, - përfundon letra e Papa Ratzingerit.
“Tani duhet të dalë e vërteta”
Në skandalet e shumta seksuale të kishës ku është përfshirë dhe kisha gjermane ka folur për herë të parë dhe kancelarja Anxhela Merkel, e cila bëri thirrje për përgjegjësi jo vetëm për Kishën Katolike, por dhe për të gjithë shoqërinë. “Tani duhet të dalë e vërteta”, - tha përpara Bundestagut gjerman në Berlin shefja e kabinetit qeveritar gjerman. Gjatë një seance diskutimi në Parlamentin gjerman, kancelarja tha se drama e abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve është një problem i “neveritshëm”, i cili nuk i përket vetëm Vatikanit. “Nuk ka kuptim, edhe pse rastet e para të abuzimeve janë bërë në Kishën Katolike”, - tha kancelarja. “Kjo është diçka që ka ndodhur dhe në shumë shoqëri të tjera. Unë mendoj se për këtë ne jemi të gjithë dakord: abuzimet seksuale me fëmijët janë një krim i neveritshëm”, - shtoi Merkel, duke shpjeguar se këto lloj eksperiencash ndryshojnë jetën e një personi duke e torturuar atë përgjatë gjithë jetës. Më pas kancelarja gjermane foli dhe për nevojën e zbardhjes së këtij skandali. “Shoqëria jonë ka vetëm një mundësi për ta kaluar të gjithë këtë situatë, të njohë të vërtetën për gjithçka ka ndodhur”. Kisha po kalon një moment të vështirë pas akuzave të pedofilisë në Gjermani, Holandë e shumë vende të tjera evropiane.
Por edhe nga Irlanda, institucioni fetar më i madh në vend, ai i krishterë, është përfshirë në një vorbull akuzash për ngacmime seksuale nga priftërinjtë.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010