Takim Moskë-Beograd për kokën e Enver Hoxhës
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Uashington, 19 nëntor 1962 – Tashmë ka nisur një fushatë përmirësimi të marrëdhënieve mes Moskës dhe Beogradit. Ndarjes “revizioniste” me Kremlinin tashmë po i vjen fundi, pasi më 10 dhjetor marshalli Tito pritet të vizitojë Moskën me ftesë të Sekretarit të Parë të PKBS-së, Nikita S. Hrushov. Vizita e Titos, e para që kur ai ishte për herë të fundit në Moskë më 1956, pritet të sjellë një frymë të re në lidhjet ekonomike dhe ushtarake mes dy vendeve komuniste, - sipas informacioneve diplomatike të shërbimeve sekrete amerikane. Vendosja e një lidhjeje të Jugosllavisë me Traktatin e Varshavës gjithashtu është në studim e sipër si nga Titoja ashtu edhe nga Hrushovi. Kjo mund të arrihet pas emërimit të vëzhguesve ushtarakë të Titos në zyrat e Traktatit të Varshavës në Moskë. Për momentin, Jugosllavia nuk është pjesë e kësaj aleance komuniste ushtarake. Këto dhe zhvillime të tjera të parashikuara kanë dalë nga bisedimet ekonomike dhe ushtarake që po zhvillohen për momentin në Beograd mes zyrtarëve sovjeto-jugosllavë. Këto negociata nisën kur Leonid Brezhnjevi, presidenti formal i Bashkimit Sovjetik bëri vizitën e tij shtetërore në Beograd më tetor dhe iu akordua një nga dekoratat e rangut më të lartë të Jugosllavisë nga Titoja. Këto diskutime, të cilat u preferuan të mos bëheshin publike përfshinë një sërë marrëveshjesh që vijojnë si më poshtë: “Një pakt ushtarak prej 100 milionë dollarësh për modernizmin e ushtrisë së Titos me bombardues sovjetikë IL-28, MIG-21, raketa artilerie, tanke dhe mjete të tjera logjistike, të cilat pritet të mbërrijnë së shpejti në Jugosllavi: Një marrëveshje tregtare me vlerë 740 milionë dollarë, e cila do të zgjasë tre vjet. Sipas kushteve të kësaj kontrate, Titoja do të dërgojë lëndë kimike, kavo dhe produkte bujqësore në këmbim të naftës dhe makinerive sovjetike. Marrëveshja e armëve është e para e këtij lloji mes Rusisë dhe Jugosllavisë që prej kohës kur Titoja u prish me Bashkimin Sovjetik më 1949. Që prej kësaj ndarjeje historike, Titoja ka përfituar më shumë se 2.3 miliardë dollarë nga programi ushtarak dhe ekonomik i ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja e re tregtare është nga më të mëdhatë e arritura ndonjëherë nga Titoja dhe Hrushovi. Ajo pothuajse dyfishon shkëmbimet tregtare mes dy vendeve në krahasim me tre vitet e fundit.
Marrëveshje të papërfunduara
Fati i diktatorit stalinist dhe prokinez të Shqipërisë, Enver Hoxha, do të vendoset gjatë takimit të Moskës, nëse presidenti jugosllav do tia kthejë vizitën e tij në Moskë Hrushovit. Titoja ka planifikuar që të kërkojë mbështetjen e Hrushovit për të “çliruar” fqinjën Shqipëri nga diktatori i saj. Me regjimin e Hoxhës jashtë loje, Beogradi do ta kishte shumë më të lehtë ta përfshinte Shqipërinë në Federatën Jugosllave. Ashtu si Bashkimi Sovjetik, edhe Jugosllavia është një bashkim shtetesh komuniste. Tito dhe Hrushovi janë në armiqësi me Hoxhën. Titoja ka 10 vjet që ndodhet në një situatë të tillë, që kur ai u nda me Stalinin dhe udhëheqësi shqiptar e denoncoi ashpër. Ndërkohë që Hrushovi e qortoi ashpër vitin e shkuar Hoxhën dhe i përkeqësoi marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë një vit më parë. Nëse gjatë takimit në Moskë, Hrushovi do të bjerë dakord se ka është koha e duhur për të rrëzuar Enver Hoxhën, Tito pritet të nisë përgatitjet që gjatë pranverës të aneksojë Shqipërinë. Rezultatet e bisedimeve Tito-Hrushov do të zgjasin për një kohë të gjatë për sa i përket vendimit që do të marrë SHBA-ja pas kërkesës jugosllave për 1 milion tonë grurë. SHBA pritet që ta marrë një vendim të tillë (ashtu siç e parashikon dhe ligji amerikan për ndihmën e vendeve komuniste) pas takimit të Moskës.
Humbasin anijen
Ka një besim të madh në radhët e ekspertëve amerikanë të inteligjencës në Pentagon se Rusia i tërhoqi shumë shpejt raketat e saj bërthamore nga Kuba për të parandaluar SHBA-në që të ndërhynte. Gjithashtu, ata besojnë se amerikanët kishin gabuar duke mos ndërhyrë dhe kapur anijet sovjetike me raketat në kuvertë. Nëse një nga IRMB-të sovjetike do të ishte treguar e pakujdesshme, specialistët amerikanë të raketave mund të kishin marrë një informacion shumë të vyer për të dhënat top-sekrete të teknikës raketore sovjetike. Një nga detajet e një rëndësie madhore për amerikanët janë ato të udhëzimeve dhe sistemeve xhiroskopike që sovjetikët përdorin për ti drejtuar raketat e tyre ndaj objektivave. “Nëse ne do të kishim mundur të shkonim atje dhe ti merrnin ato raketa sovjetike, - tha njëri nga ekspertët kryesorë të ushtrisë amerikane për raketat, - do të kishim mësuar nëse raketat telekomandoheshin me radio apo jo, dhe nëse po, çfarë frekuence radioje përdorej”. Ai shpjegoi se, nëse do të arrihej të sigurohej një informacion i tillë, amerikanët do të ishin në gjendje që ti devijonin trajektoren e raketave në rast sulmi, duke ndryshuar frekuencat. Ai konstatoi gjithashtu se, nëse do të shtinin në dorë koka bërthamore të këtyre raketave, “ne do të arrinim të përcaktonim nëse ato ishin modifikuar për tu nisur që nga toka nga çdo lartësi drejt objektivit dhe se çfarë materialesh (plastikë apo aliazh) përdorin rusët në hundën e tyre”. Sot në Kubë është ekspozuar një raketë e re sovjetike e quajtur “Bretkosa”. Sipas emigrantëve kubanë, ajo qëndron me kënd sipër një mjeti ushtarak dhe ka një rreze veprimi prej 300 miljesh. Të paktën 35 prototipe të tilla raketash janë parë në ishull këto kohë.
Ky lajm është publikuar: 16/03/2010