E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kritikon zgjedhjet në Rusi: Putin të ulë tonet

BRUKSEL - Ligjvënësit e Bashkimit Europian kanë miratuar një rezolutë në të cilën “kritikojnë me forcë mangësitë dhe parregullsitë gjatë përgatitjes dhe mbajtjes” së zgjedhjeve presidenciale në Rusi, më herët këtë muaj.

Rezoluta e miratuar nga të gjitha grupet politike kryesore në Parlamentin Evropian, thotë se zgjedhja e votuesve ishte e “kufizuar” dhe kërkon “analizë gjithëpërfshirëse dhe transparente të të gjitha parregullsive, me qëllim që të forcohen rregullat demokratike për zgjedhjet e ardhshme”.

Më tutje, u bëhet thirrje autoriteteve të Rusisë dhe partive politike të përfaqësuara në Dumën shtetërore, “të angazhohen në dialog kuptimplotë me protestuesit për demokraci dhe me opozitën”.

Në këtë rezolutë, i bëhet thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që “ta ulë tonin e retorikës së tij kundër protestuesve dhe të angazhohet me ta në dialog të sinqertë për të ardhmen” e Rusisë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›