Bizneset e kromit, Policia e Qarkut, Dibër "vjedh" kompetencat e Task Force, shmang komisariatin e Bulqizës
BULQIZE-Gjithë administratorët dhe pronarët e biznesit të kromit në Bulqizë janë thirrur sot në mesditë në takim nga drejtori i Policisë së Qarkut, Dibër, Shemsi Prenci.
Përmes një njoftimi tw firmosur nga drejtori Prenci që mban datën 13 mars, janë njoftuar personat e interesuar për zhvillimin e këtij takimi në Bulqizë.
News24 ka siguruar një kopje të këtij njoftimi, ku sikundër mund të shikoni, ai nuk është i protokolluar, cka vë në diskutim zyrtarizimin e tij.
Ajo që bie në sy në organizimin e takimit ka qenë shmangia që i është bërë policisë lokale të Bulqizës, pasi dhe në njoftim thuhet se zhvillohet në Komisariatin e Bulqizës. Në takim u vu re se mungonte kreu aktual i komisariatit të Bulqizës.
Gjithë procedura e ndjekur dëshmon për një përpjekje të hapur të drejtuesve të policisë së Peshkopisë për të patur nën kontroll biznesin e kromit, duke patur parasysh faktin se edhe më herët ish-drejtuesit e Dibrës kanë pasur përplasje dhe divergjenca me drejtuesit e policisë së Bulqizës.
Por, rasti konkret i sotëm është edhe më arbitrar, pasi ka shmangur policinë.
Shemsi Prenci ka marrë atributet e organeve tatimore apo të prefektit, duke dalë mbi pushtetin lokal dhe qëndror, duke anashkaluar madje dhe Ministrinë e Ekonomisë.
I kontaktuar me telefon nga TVNews24 drejtori i Policisë së Qarkut të Dibrës ka dhënë edhe shpjegimin e tij në lidhje me takimin e sotëm. “Me gjithë drejtuesit e subjekteve private që shfrytëzojnë burimin minerar të kromit në mënyrë të ligjshme. U diskutua zbatimi i ligjshmërisë për të gjitha pikat që parashikon ligji edhe licensat. Kanë marrë pjesë të gjtihë përfaqësuesit e subjeketeve që shfrytëzojnë burimin minerar të kromit në mënyrë të ligjshme”.
I pyetur nëse ka marrë pjesë në mbledhje dhe Prefekti i Qarkut të Dibrës, Prenci tha se ‘nuk na prish punë prefekti i Qarkut, se nuk lufton kriminalitetin Prefekti i Qarkut”.
Ndërsa pyetjes nëse ishin të pranishëm dhe përfaqësues të policisë së Bulqizës, Prenci u përgjigj se ‘po patjetër që ishin. Këtë aktivitet e organizoi Drejtoria e Policisë me Drejtorinë e Tatimeve’.
Kurse interesimit nëse subjektet ishin njoftuar me numër protokolli apo me telefon, kreu i policisë së Dibrës theksoi se, ‘Janë njoftuar në mënyrë të ligjshme, me ftesë, konform detyrimit ligjor. Me ftesë dhe protokoll”.
Listës së abuzimit të drejtorit të Qarkut të Dibrës, Shemsi Prenci i shtohet dhe mënyra selektive e shpërndarjes së ftesave biznesit të kromit, ku të binte në sy se në të përfshiheshn emra administratorësh që nuk janë pronarë biznesesh të kromit, apo dhe atyre të cilëve u është hequr licenca.
Duhet theksuar se fillim viti në komisariatin e Bulqizës bëhet rinovimi i dosjes me ndryshimet e reja që ndodh në bizneset e kromit, gjë e cila nuk u pasqyrua tek ftesat e bëra nga Drejtoria e Policisë, Dibër.
Gjatë takimit mësohet se kreu i Policisë së Qarkut të Dibrës, Prenci është shprehur se do të vendosë forcat speciale, anti-krimin ekonomik dhe nga një efektiv të policisë në cdo galeri kromi, ndërsa në lidhje me komisariatin e Bulqizës, ai mësohet se ka deklaruar se nuk funksionon dhe për këtë do ta shkrijë se shpejti.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Bizneset e kromit, Policia e Qarkut, Dibër "vjedh" kompetencat e Task Force, shmang komisariatin e Bulqizës