E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kundërshton kreditë për kolonitë hebreje në Cisjordani

Bashkimi Evropian shprehu sot kundërshtimin e tij për vendimin e qeverisë izraelite në lidhje me dhënien e kredive shtesë për kolonitë hebreje në Cisjordaninë e pushtuar.
"Bashkimi Evropian shprehu kundërshtimin e tij për vendimin e qeverisë izraelite marrë me 13 dhjetor, për përfshirjen e kolonive në programin e zonave me prioritet kombëtar. Ky vendim është në kundërshtim me shpresën për ngrirje të ndërtimit të banesave të reja në territoret e pushtuara'', theksoi presidenca suedeze e BE-së në një deklaratë.
"Vendimi i qeverisë izraelite pengon krijimin e një klime të përshtatshme për rifillimin e negociatave për një zgjidhje me dy shtete'', theksoi BE-ja, e cila i ka kërkuar izraelit të respektojë moratoriumin në lidhje me ndërtimet e reja në kolonitë në Cisjordani.
"Kolonitë në territoret e pushtuara janë të paligjshme përsa i përket të drejtës ndërkombëtare'', konfirmoi BE.
"Bashkimi Evropian i kërkoi qeverisë izraelite të ndërpresë menjëherë të gjitha aktivitetet e kolonizimit'', vijon deklarata e presidencës suedeze të BE-së.
Qeveria izraelite vendosi të dielën e kaluar dhënien e kredive shtesë për kolonitë hebrenje në Cisjordaninë e pushtuar duke përfshirë këto sektorë në zonat me prioritet kombëtar e duke përfituar ndihmë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›