E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH dërgon 10120 njësi vaksina në Kosovë

PRISHTINë - Në kuadër të ndihmës së vazhdueshme që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po i jep Kosovës në kushtet e pandemisë së Gripit të ri A/H1N1 mijera vaksina do dergohen ne shtetin e ri vaksina për të vaksinuar popullsinë. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bëri të ditur se të dielën, në Kosovë arrijnë 10120 skatula (pako) Tamiflu, barna këto që do të përdoren në trajtimin e gripit të derrit. Këto ilaçe në formën kapsulave, të cilat kanë vlerë prej 155. 342 dollarëve amerikanë mbërrijnë nga Gjeneva në Prishtinë. Ministria e Shëndetësisë i ka bërë përgatitjet logjistike për pranimin e këtij donacioni dhe barnat të cilat do të merren do të dërgohen në depon e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pastaj do t’u distribuohet sipas nevojave të qendrave spitalore të Kosovës. Njësitë e reja të Tamiflusë të cilat do të arrijnë të dielën, do të krijojnë mundësi që furnizimi me këtë ilaç të jetë i qëndrueshëm, pasi Ministria e Shëndetësisë kishte siguruar më parë edhe 27500 njësi të tjera të këtij ilaçi, ndërsa donacioni që do të vije, ka afat të përdorimit deri në tetor të vitit 2013. OBSH është në proces të dërgimit të 220 mijë vaksinave në Kosovë, prej të cilave një pjesë pritet të arrijnë në dhjetor, kurse pjesa tjetër në vitin 2010. Marrëveshja për këto vaksina është nënshkruar nga drejtoresha e OBSH së, Margaret Chan dhe ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi. Kosova është një nga vendet e rralla që do të marr vaksina nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë falënderon OBSH në për mbështetjen që po u ofron institucioneve të Kosovës si në asistencën teknike në përballimin e pandemisë së A H1N1 që ka prekur vendin. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›