E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Kopenhagen, lobon për pavarësinë e Kosovës

Gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagë, ku po merr pjesë në Samitin për Ndryshimet Klimatike, Kryeministri Berisha ka zhvilluar disa takime me liderë nga vende të ndryshme të botës për pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri Berisha në takimin me liderë botërorë u shpreh se këtu një qëllim më madhor është që të loboj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Fatmirësisht, në këtë aktivitet është shumë e lartë pjesëmarrja nga të gjitha kontinentet. "Takova Presidentë dhe Kryeministra nga katërmbëdhjetë vendeve të Afrikës dhe Azisë, takova Presidentin e Indonezisë, atë të Gaborit, të Kiribatit, të Izraelit, Kryeministrat e Mongolisë, Gambias, Tajlandës, Marokut, Trinidadit, si dhe një seri kryetarësh shtetesh dhe Kryeministrash të tjerë. Jam përpjekur në të gjitha këto raste të paraqes çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës si një kontribut real të këtyre vendeve për stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë. Mund të them me përgjegjësi të plotë se situate nga shtatori, kur u zhvillua Samiti i OKB e deri më sot, për Kosovën është shumë më e favorshme" theksoi Berisha.
Ai shtoi gjithashtu se në rast se në Samitin e shtatorit pati dhe raste kur më deklaronin se nuk kanë njohuritë e mjaftueshme për dosjen e Kosovës, tani unë mora premtime të sigurta për shqyrtimin e saj me përparësi. Mund të themi se në tërësi është rritur vetëdija për rolin e rëndësishëm të Kosovës për paqen dhe stabilitetin.
"Unë jam thellësisht optimist se do të ketë njohje të reja, pati përfaqësues të këtyre vendeve që më siguruan se ata janë të gatshëm të vendosin menjëherë kontaktet me autoritetet më të larta të Kosovës, pati të tjerë të cilët më thanë se ata do ta shqyrtonin dosjen sapo të ktheheshin në vendet e tyre, dhe ky ishte një zhvillim pozitiv, nga shatori në dhjetor unë e gjej çështjen pavarësisë së Kosovës në një zhvillim më të madh pozitiv"theksoi Berisha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›