E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, marrëveshje për të dënuarit e Guantanamos

Luksemburg - Vendet e Bashkimit Evropian do të ndërtojnë një sistem të përbashkët për shkëmbim informacioni në rast të pranimit të ish-të dënuarve të Guantanamos. Vendimi është marrë sot gjatë një takimi mes ministrave të Brendshëm të BE-së.

Ky takim u zhvillua në Luksemburg, në kuadër të Këshillit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të vendeve anëtare të BE-së. Kjo nismë parashikon që në rast se një shtet pranon një ish-të dënuar, atëherë është i detyruar të informojë të gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›