PS firmos me egjiptianët
Tiranë -Partia Socialiste ka firmosuar sot, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, një marrëveshje angazhimin me komunitetin egjiptian në vend. Sipas një njoftimi për shtyp, marrëveshja parashikon garantimin e përfaqësimit të komunitetit egjiptian në jetën e vendit dhe respektimin efektiv të të drejtave të minoriteteve.
Gjithashtu socialistët angazhohen që në 6 mujorin e parë të qeverisjes së tyre do të ngrihet një Komision Shtetëror për studimin e situatës të komunitetit egjiptian. PS-ja ka parashikuar në programin e saj elektoral dhe kryesisht ndaj këtij komuniteti, një sërë politikash dhe instrumentash mbështetjeje, duke marrë në konsideratë shqetësimet e këtij komuniteti dhe duke vlerësuar se vetëm një ndryshim në politikat qeverisëse të deritanishme mund të zgjidhë problemet e shumta që ka ky minoritet. Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ndodhej edhe kryetari i PS-së, Edi Rama.