BE mbështet pavarësinë e Kosovës
Kosova është e pavarur dhe asgjë nuk e ndryshon këtë realitet". Kështu ka deklaruar, në një intervistë për radion "Evropa e Lirë", Soren Jesen Petersen, ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë. "22 vendet e Bashkimit Evropian kanë qëndrim të qartë ndaj statusit të Kosovës dhe ndërkombëtarët janë këtu për të konsoliduar Kosovën e pavarur", deklaroi më tej ai. Jesen Petersen, po ashtu, vlerësoi si pozitive edhe faktin që EULEX-i është në terren, pasi sipas tij, kjo do të thotë se Kosova gjendet më afër Bashkimit Evropian dhe BE-ja po përfshihet më shumë në Kosovë. Së dyti, sipas tij, prania e BE-së në Kosovë do të thotë se Unioni do të verifikojë përmbushjen e detyrimeve sipas marrëveshjeve të bëra nga të gjitha palët. Petersen ka siguruar se autoritetet ndërkombëtare janë në Kosovë për të mbështetur pavarësinë e Kosovës. "Është e qartë se Kosova është e pavarur dhe ky fakt nuk do të ndryshojë. Kosova është në fazën e konsolidimit të pavarësisë dhe BE-ja do t‘i ndihmojë këtij procesi", është shprehur Petersen. "Është e qartë se Kosova është e pavarur dhe ky fakt nuk do të ndryshojë. Kosova është në fazën e konsolidimit të pavarësisë dhe BE-ja do t‘i ndihmojë këtij procesi", ka qenë deklarata e ish-shefit të UNMIK-ut në Kosovë.
Judah: Veriu? I pamundur
Një ditë para shpalljes së pavarësisë, gazetari britanik, Tim Judah, në një intervistë për "Express", kishte parashikuar me saktësi skenarët që po e prisnin shtetin e ri që po lindte në Ballkan. Ai nuk i kishte shpëtuar ngazëllimit dhe atmosferës festive që po dominonte në rrugët e Prishtinës rreth dhjetë muaj më parë, por ishte i bindur se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë nuk do t‘i ndryshojë gjërat. Së paku jo përnjëherë.
Gjendja në Veri dhe problemet në arenën ndërkombëtare, për shkak të pengesave që po paralajmëronin Serbia dhe Rusia, vetëm sa kishin forcuar bindjet e gazetarit të njohur britanik. "Mund të ketë pikëpamje të errëta, por mendoj se disa gjëra që kanë ndodhur sivjet përfunduan shumë suksesshëm. Nëse krahasoni fjalët që ekzistonin para pavarësisë, se do të ketë dhunë, eksod serb, se Serbia do të bjerë në duart e radikalëve... E shihni se asnjëra nga këto nuk ndodhi", u shpreh Judah. "Është fakt që qeveria nuk e kontrollon Veriun dhe enklavat, por nëse i merrni parasysh skenarët e errët, para shkurtit, mendoj se gjërat kanë shkuar suksesshëm". Ngurtësimi i mëtejmë i ndarjes në Veri me influencën direkte të Beogradit, vetëm sa ka përforcuar bindjen e gazetarit Judah, se vendosja e kontrollit në pjesën veriore të vendit pothuajse nuk mund të bëhet fare pa dëshirën e banorëve të atjeshëm. "Nuk ka ndonjë rrugë tjetër, pos luftës, që të kontrollosh Veriun", thotë ai.
Por edhe tani, kur Kushtetuta e Kosovës ka hyrë në fuqi dhe autoritetet e Prishtinës kanë premtuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin, pra edhe përtej lumit Ibër, kjo vështirë se mund të bëhet. "Kjo është trashëguar që nga viti 1999. Nuk e di si mund ta ndryshoni atë, nëse njerëzit atje nuk duan që kjo të ndodhë", shton ai. Sido që të jetë, Judah e konsideron si pozitive shtrirjen e EULEX-it, për të cilin, muajin e kaluar ishte pajtuar edhe Serbia, pas negociatave me OKB-në. "Kosova ka fituar diçka nga kjo. EULEX-i është vendosur në tërë territorin dhe në kufij. Problemet do të shfaqen, por Kosova është një territor, sa i përket EULEX-it. Serbia mori një "gjeth fiku" se 1244 është ende aty, edhe pse shumë prej provizioneve të 1244 janë të parëndësishme dhe jofunksionale", thotë ai.