Kush janë ata që bënë "brezin e humbur"?
Gjithë ky fillim dhjetori ka sjellë vetëm shi dhe kujtime të plakurish, që nuk pushojnë së rrëfyeri para ekraneve për rrjetat e boshatisura të pazareve në fundin e viteve 1990, për dritat që mungonin dhe të ftohtit që nuk durohej, për zemërimin me një profesor dhe inatin me një tjetër. Ishte koha që vramë frikën dhe mbollëm shpresën! Ishte koha që shembëm diktaturën dhe diktatorin! Ishte koha kur Shqipëria po ndahej nga e kaluara ! Njëri doli nga një rrugicë dhe një tjetër nga një qoshe; njëri pa në turmë mikun dhe tjetri pa një të afërm, gjersa të gjithë u mësuan ta gjenin njëri-tjetrin prej së largu përmes pardesyve të bardha, të cilat, për habi, në atë Shqipëri aq të mbaruar, u gjendën me shumicë menjëherë sa ndodhi ndryshimi.
Shpesh kam menduar se Shqipëria nuk ka bërë mungesa në kohërat epokale. Kur bota u trondit nga fryma e lirisë së filozofisë "Let it be!" të "Beatles" dhe "Another brick on the wall" të "Pink Floyd"; kur njerëzimi nisi të mendonte seriozisht për kapitalizmin social të John Keynes-it dhe për shpresën e Martin Luter-King-ut "I have a dream"; edhe në Shqipëri pati një "Brez 1968". Për fat të mirë, edhe në kohën kur bota vendosi të shkrinte akujt dhe të bashkohej në një bindje planetare për "demokracinë autentike", kur erdhi koha të provohej vërtetësia e parashikimeve futuriste të Brzezinskit ("Dështimi i madh") dhe të G. Orwell-it ("Viti 1984") për fundin e diktaturave, Shqipëria formoi dhe shpërfaqi "Brezin e vet 1990", brezin që riktheu ëndrrën e vjetër të europezimit, të identitetit evropian, të qytetarisë evropiane dhe të dinjitetit evropian.
Ka shumë mundësi që brezat më të rinj të Shqipërisë, duke dëgjuar protagonistët e vetëshpallur si përfaqësues të "Brezit 1990", të jenë zhgënjyer thellësisht. Përveç protestave për ujin dhe dritat që mungonin (dhe që nuk mungojnë më pak dhe në "kohën e re"); përveç zemërimit për kaldajat që nuk punonin dhe për mensat me ushqim të keq; përveç inatit ndaj BRPSH-së që kontrollonte ende gazetën "Studenti" dhe ndaj policisë që ushtroi dhunë fizike ndaj "një shoqeje" (së cilës, për turpin e të vetëquajturve protagonistë, nuk i dinë më as emrin dhe as ku ndodhet), a kishte diçka më të rëndësishme që e ngriti më këmbë këtë brez? Shumë thjesht: veç njerëzve të veprimit, që mbushën rrugët dhe sheshet me zemërimin e mbledhur nga viti në vit e nga dekada në dekadë, a kishte dhe të atillë që e mendonin ndryshimin në mënyrë tjetër, duke menduar për fatin e vendit "Një ditë më pas", kur s‘do të kishte më diktaturë e diktatorë?
Nga mënyra si e paraqitën protagonistët e këtij dhjetori të pas 18 viteve, gati-gati rastësorë fytyrën e "Brezit 1990", ne, ata që s‘i munguam protestave të dhjetorit, edhe kur na shënoheshin emrat me mungesa pa arsye, por dhe brezat e mëvonshëm, të tjerë pas nesh, kemi të drejtë të zhgënjehemi. Dhe e themi tani me bindje, pa farë dyshimi se këtij brezi i paska mbetur në dorë, merita e shqiptimit të vullnetit epokal "E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa!". Gjithçka paska ndodhur për dy orë më shumë drita dhe për pak më shumë qymyr në kaldajë; për shkak të të ftohtit të dhjetorit dhe të një inati të fortë ndaj një ministri të brendshëm. E keqja është se, gati dy dekada pasi Shqipëria ka ndërruar rrugë politike dhe orientim strategjik, ata që flasin në emër të "Brezit 1990", ose s‘kanë pasur ndonjë lidhje përmbajtësore me atë që ndodhi, ose kurrë s‘e kanë vrarë mendjen për të kuptuar ç‘ndodhi në të vërtetë gjatë viteve 1990, kur u përgatit ndryshimi i së ardhmes.
Thelbi i së vërtetës është se "Brezi 1990", nuk mund të identifikohet me protestat e vjeshtës dhe as me ngjarjet që ndodhën ndërmjet datave 8 dhe 12 dhjetor 1990, sepse ndryshimi kishte nisur shumë më herët. Qysh në mesin e viteve 1980, njerëzit më të formuar të Shqipërisë shqiptuan urgjencën e refuzimit të mesatarizmit në letërsi e arte, pikërisht atje ku përpunohej mendimi. Shkrimtari I. Kadare shkruan se kur politika i shpall luftë mediokritetit, kjo është një shenjë e sigurt e emancipimit të përgjithshëm të mendimit, sepse në natyrën e brendshme të politikës është aleanca me pjesën më mediokre të shoqërisë.
Prej viteve 1985 e këndej u formua një brez që kishte sjellje dhe mendime tjetërsoj. Ky ishte brezi, që lirinë nuk e kërkonte aq duke tentuar të kalonte kufirin fshehurazi, por duke bërë ç‘kishte të mundshme për t‘ia krijuar lirinë vetes, këtu, ku jetonte pa u dorëzuar gjithaq. Ky ishte brezi që ia gjeti zgjidhjen dhe e mundi përfundimisht, teknikën e zhurmuesve që kishin pushtuar vendin, skaj më skaj. Në ekranet e familjeve shqiptare, falë një pajisjeje krejt modeste, që ndërmjetësonte antenat me aparatet televizivë, shqiptarët e kaluan përfundimisht kufirin. Ata shihnin në familjet e tyre San Remo-n dhe Bi-tef-in, festivalin evropian dhe ngjarjet më të rëndësishme që jetonte bota. Ajo "kanoçe", që e sajonin dhe e prodhonin njerëz me shpirt lirie, u dha mundësi shqiptarëve të shihnin se çfarë u ndodhi Çausheskëve dhe Zhivkovëve. Kjo fjalë e rëndomtë bëri magjinë, i shtoi televizorit të shtrenjtë të shqiptarëve "grupin", domethënë mundësinë për të komunikuar me botën, në një pistë valësh të panjohura deri atëherë. Dhe kjo fjalë u bë aq e margjinalizuar për brezin e ri, për atë brez që përgatiti frymën e re të "Brezit 1990", sa gjimnazistet e Tiranës, kur e dëgjonin t‘u thuhej prapa krahëve ngacmueshëm, "ti je grup fare", e quanin si komplimentin më të madh, sepse "ti je grup fare", do të thoshte "ti je bota", ose së paku "ti je si bota". Disa brezni vajzash e kanë dëgjuar këtë kompliment edhe pas viteve 1990, sepse ëndrra për të qenë si bota ishte mbikohore.
Kur shqiptarët e mundën zhurmimin dhe dritarja për të parë botën u hap, brezi i ri, hyri dhe vetë në rrjedhat e kohës. Të gjithë i kujtojnë se si përpiqej rinia e atëhershme të bënte, të njëjtën jetë shpirtërore si mosha e vet, në Perëndim. Ishte koha kur përfundimisht pushuan së ekzistuari mbrëmjet kulturore të organizatave të rinisë, me mbikëqyrje dhe "ftesë për vallëzim"; dhe lindi një argëtim i ri, që herë quhej "disco" dhe herë "party". Djemtë dhe vajzat e reja nuk kishin as disko dhe as klube dëfrimi ku mund të mblidheshin për të provuar "heretikun rock", si muzika që u lançua gjatë gjithë festës së lindjes së Partisë Demokratike mbrëmjen e së premtes. Brezat e rinj u mësuan të kërcenin ritmikisht si të rinjtë në Evropë, por dhe me intimitetin e diskos apo të klubeve të argëtimit. Të paktën në kryeqytet, nuk ka mbetur shtëpi pa e provuar kthimin në disko jo një herë.
Bashkë me kulturën e re të dëfrimit, hyri edhe ai ushqim që gjithnjë ka krijuar breza me ndërgjegje të re, me qëllime të reja, me kulturë kontestimi dhe me frymë të fortë progresi. Balinat e librave shkollorë ato kohë zbukuroheshin me dizenjot e grupeve më të fuqishëm muzikorë të botës: Scorpions, Dire - Straits, Deep Purple, Metallica, apo AC/DC. Në bisedat e nxënësve dhe studentëve flitej për John Lenon dhe për Ritchie Blackmore; idhuj të rinj po krijoheshin në mendjen e atij, që së afërmi do të ishte "Brezi 1990". Ndodhën aq shumë shenja për të krijuar një medium spiritualis communis, sa nuk mund të përshkruhen. Askush nuk është interesuar ndonjëherë për gjestin heroik të atyre punëtorëve anonimë të ndërmarrjes tipografike "Mihal Duri", që prodhuan në mijëra kopje Mona Lisa-n, identikisht me portretin zyrtar të E. Hoxhës, dhe njerëzit lehtësisht e vendosnin atë në të njëjtën kornizë. Tek e fundit, ishte më mirë të kishe një vepër arti se një i vdekur në pjesën ballore të apartamentit. "E doni buzëqeshjen?!" mund të të pyeste dhe një i panjohur dhe Mona Lisa-n do ta kishe patjetër atë ditë. Ishte arti që e mundi politikën. Ishte arti që e gatiti "Brezin 1990" dhe ndërrimin e kohërave.
Në të vërtetë, "Brezit 1990" i ka mbetur një meritë e pamerituar sepse, ashtu sikurse Amerikën e zbuloi Kolombi, por ia vuri emrin Vespuçi, ashtu dhe vullnetin epokal "E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa" e formuluan brezat e viteve 1985 e këndej, por për ta shqiptuar, e shqiptoi një tjetër, ai i vitit ‘90, ata që flasin se u ndodhën andej (në Qytet Studenti) krejt rastësisht; ata që tregojnë me indiferencë se po shkonin në provim; ata që rrëfejnë se turma i mori para; ata që s‘dinin kurrfarë se çfarë ndodhte; ata që u thirrën "të nominuar "për të qenë aty, para një brezi tjetër, ai që konvencionalisht në fakt kish përgatitur situatën.
E vërteta është se kur Shqipëria ndryshoi rrugë dhe piedestalet mbetën bosh askush nuk kërkoi të ngrinte e të vendoste mbi to, bustet e protagonistëve të rinj, që u bënë ashtu si dhe e pranuan vetë, krejt rastësisht, Fytyra e Kohës. Vetëm njerëz me kujtesë të shkurtër mund t‘i harrojnë shenjimet në stilin e grafiteve në këmbët e këtyre piedestaleve. Aty emrat e madhështuar deri tek monumentaliteti ishin pikërisht emrat e atyre që kënduan "Wind of Change" apo "It is Final Countdown". Kur të shkruhet një histori e vërtetë e Shqipërisë bashkëkohore, dhe atë ta bëjnë jo njerëz rastësorë, përshkrimi i këtij fakti do të jetë një prej visareve të epokës. Këta ishin brezi i vërtetë i ‘90, brezi që kish uri të ushqehej me të njëjtin luks si e gjithë rinia e Evropës: me muzikën më të re dhe me lëvizjet shpirtërore të mendimit më të fuqishme të kohës. Pikërisht kjo përmasë i mungoi tërësisht mënyrës se si u paraqit "Brezi 1990" në këto ditë të zymta me shi, në ekranet televizive ekspansive të kohës së sotme.