TV shtetëror kroat HTV, në "shtyllën e turpit"
Televizioni kroat HTV (Hrvatska Televizija) që, deri tani, ka pasur namin e televizionit shtetëror më profesionist dhe më të parë në rajonin e Ballkanit, po përjeton aktualisht ditët më të këqija në historinë e tij. Mund të thuhet se ai është mbërthyer në "shtyllën e turpit", pasi akuzohet, as më pak dhe as më shumë, por për korrupsion, klientelizëm politik, mbrojtje të mafies, shpenzime të shkapërderdhura parash dhe, duket të kihet parasysh, se këto janë vetëm një pjesë e akuzave. Dhe këto akuza bëhen edhe më serioze, pasi vijnë nga një prej gazetarëve më të njohur kroatë, Denis Llatin, autori i emisionit më të parë në HTV, "Llatinica".
Z.Llatin, në një intervistë që dha ditët e fundit, akuzoi drejtoren e programit informativ të televizionit HTV, Hlloverka Novak-Srziç, se, së bashku me "kujdestarët" që qëndrojnë mbas saj, "synojnë ta shndërrojnë, deri në fund, HTV-në në një medium të nënshtruar, të korruptuar dhe të censuruar që mbron mafiozët e kriminelët, se ajo shet reportazhe televizive për para të madhe, bën tregti me eterin dhe mbush xhepat e saj dhe të dikujt tjetër".
Demaskimi i këtij televizioni "profesionist" dhe "të pavarur" nisi para disa ditësh, kur kryetari i bashkisë së qytetit kroat, Sllavonski Brod, Mirko Duspara, bëri publik faktin se për promovimin e tij, ai kishte paguar 8000 euro (58000 kuna) para të bashkisë që të merrte pjesë dhe të fliste në emisionet e HTV-së "Brishan prostor" (Hapësirë e ajrosur) dhe "Otvoreno" (Hapur). Mbas këtij publikimi që i la të gjithë me gojë hapur, pasuan menjëherë akuzat e autorit të emisionit "Llatinica", Denis Llatin, se znj. Novak-Srziç e kishte dënuar me 30 për qind zbritje rroge, sepse ai nuk kishte respektuar vendimin e saj që e ndalonte atë që, në emisionin e tij, t‘i referohej gazetarit të gazetës së përditshme "Jutarnji list", Gordan Maliç, si "ekspert për mafien". Shefja e programit informativ të televizionit shtetëror HTV e kishte argumentuar kërkesën e saj se Maliçi ishte gjoja "spiun britanik"! Llatini e shfrytëzoi rastin e demaskimit që i bëri znj. Novak-Srziç, kryetari i bashkisë së Sllavonski Brodit, që të akuzonte njeriun nr.1 të HTV-së, Vanja Sutliç, se ai është frikacak dhe se, duke qenë i tillë, miraton dënimin e gazetarëve që synojnë të punojnë normalisht dhe se ai nuk ka dëshirë t‘i hapë sytë para gazetarëve dhe redaktorëve të korruptuar që i shesin emisionet e veta.
I gjithë ky rast, i cili, sikurse duket, do të shkojë në gjyq, e ka bërë "pluhur e hi" prestigjin e HTV-së dhe të znj. Hlloverka Novak-Srziç, e cila, prej vitesh, kuotohet lart në qarqet gazetareske në Kroaci dhe emri i së cilës, nuk është hera e parë, që lidhet, në një kontekst negativ, me qarqe politike dhe me influencë në vend. Sidoqoftë, goditjen më të madhe e kanë pësuar gazetarët kroatë, të cilëve, mbas vrasjes së botuesit të njohur Ivo Pukaniç që, sikurse pretendohet, ka qenë i lidhur me mafien, iu shtuan njollat e zeza në objektivizmin dhe profesionalizmin e tyre.