E Diel, 1 Nëntor 2026

BE mbështetje për Durrësin, Dako: Do zhvillojmë qytetin

Durrës- Durrësi dhe mbështetja e BE-së ka qenë në qendër të konferencës së posaçme që u organizua sot në qytetin bregdetar. Në të morën pjesë kryetari i Bashkisë Vangjush Dako e drejtues të tjerë vendorë si dheambasadori hollandez Henk van den Dool, përfaqësues të OJF-ve që merren me projekte të BE-së në vendin tonë etj. Në këtë konferencë është diskutuar gjerësisht në lidhje me programin IPA, i cili ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar të vendeve të rajonit dhe i cili ka një fond prej 30 milion euro për periudhën 2008-2010.

Mësohet se 14.458 milion euro e këtij programi do të përfitohen nga vendi ynë ku një pjesë e tij do të përfitohet nga qyteti i Durrësit në formë projektesh të cilat do të paraqiten nga aktorët e ndryshëm në fund të këtij viti. Rëndësi e madhe i është dhënë edhe realizimit te instituteve te reja shkollore (tre shkolla te reja për katër vitet e ardhshme, me bashkëpunimin e Bankës Botërore), rrugëve te reja etj.

Sfidat e reja administrative kanë të bëjnë me realizimin e një projekti te ri për informatizimin e disa taksave urbane dhe transparencën e të gjitha aktiviteteve administrative te Bashkisë, me qytetaret dhe ne bashkëpunim me IFC.

Kryebashkiaku Dako ka cekur temën e rikualifikimit të parkut bregdetar, realizimin e Parkut Arkeologjik qendror, prej kohesh te promovuar nga Misioni Arkeologjik i Universitetit te Parmes, Projekti i Parkut te Mureve bizantine dhe i Pallatit te Mbretit Zog, ne zbatim te Planit te zonës qendrore te realizuar nga Universiteti i Peskarës, rikualifikimi i hapësirave publike të qendrës historike, dhe ne veçanti te sheshit qendror te qytetit, nëpërmjet shpalljes se një konkursi ndërkombëtar të arkitekturës etj”.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Hollandës në vendin tonë Henk van den Dool deklaroi se deri tani janë bërë hapa të rëndësishëm të vendit tonë drejt BE por më tepër duhet bërë ende dhe se ajo që duhet kuptuar është që integrimi nuk ka të bëjë me qeveritë por me njerëzit:

“Misioni im dhe i politikanëve të tjerë të Evropës në Shqipëri është të ndihmojmë vendin tuaj në integrimin evropian dhe mund tju them se ky vend është në rrugën e duhur drejt BE por megjithatë mbetet shumë për të bërë dhe sfidat përpara jush janë të mëdha”- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›