Reforma në Korçë, pushohen 15 punonjës
Korçë- Reforma në institucione të ndryshme në varësi të pushtetit vendor në Korçë ka nxjerrë të papunë 15 punonjës të konvikteve. Vendimi është marrë, pas një strukture të re që po bëhet.
Por sipas 7 punonjësve që janë kryesisht ndihmëskuzhinierë, sanitare dhe roje, në konviktin e Gjuhëve të Huaja, bashkia i ka larguar këta duke i zëvendësuar me punonjës të tjerë.
Një prej tyre, që ka 35 vjet në punë, e indinjuar shprehet se kjo nuk është aspak e drejtë dhe do t’i bëhet letër Avokatit të Popullit për ta ndjekur deri në instancat më të larta zgjidhjen e këtij problemi.
“Jemi drejtuar për sqarime në bashki, por deri tani nuk na kanë pritur”- thonë të pushuarit, që bashkë me këtë kanë edhe pretendimin tjetër, se prej 3 muajsh nuk kanë marrë pagat.