E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani: Qeveria vazhdon presionin ndaj gjyqësorit

Tiranë- Partia Socialiste ka shprehur sërish sot shqetësimin për presionin e madh që vazhdon të ushtrojë qeveria ndaj pushtetit gjyqësor. Sekretari juridik i PS-së, Ylli Manjani gjatë një deklarate për shtyp ka shprehur mbështetjen e opozitës për kërkesën legjitime të trupës gjyqësore për më shumë hapësirë në bërjen e ligjeve në Shqipëri.

Sipas tij, opozita mbështet përpjekjet e kësaj trupe për të garantuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Njëkohësisht jemi të angazhuar që në qeverisjen e re trupa gjyqësore do të ketë të drejtën e hartimit të ligjeve që vetërregullojnë veprimtarinë gjyqësore.

“Qeverisë së Sali Berishës nuk i interesojnë qytetarët që kërkojnë drejtësi përditë në dyert e gjykatave, por ajo është thjesht e interesuar për të kontrolluar gjykatat për hesape krejt personale të qeveritarëve të korruptuar. Qeverisja e sotme nuk është e interesuar për të forcuar pavarësinë e gjykatave, përkundrazi ajo i do gjykatat për t’u hedhur fajin për dështimet dhe zullumet e veta që ajo bën çdo ditë në kurriz të interesave legjitime të shqiptarëve”- tha Manjani, gjatë deklaratës për shtyp.

Sipas tij, procedurat që po ndiqen për miratimin e projekt ligjit për administratën gjyqësore, projekttë cilin PS-ja e ka denoncuar si të pa papranueshëm për standardet e një vendi demokratik, tregojnë më së miri fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.

Ai ka kujtuar transparencën e sforcuar e kësaj maxhorance në komisionin e ligjeve gjatë diskutimit të projektligjit për administratën gjyqësore. Kjo, sipas Manjanit tregon qartë se kjo qeveri nuk e ka seriozisht reformën në drejtësi. Arroganca e cila u shfaq në komunikim me trupën gjyqësore si në mbledhjen e KLD-sa ashtu edhe në komisionin e ligjeve, sipas tij tregon qartë se kjo qeveri është e kompleksuar para drejtësisë. Në këto kushte kjo maxhorancë nuk ka më moral dhe legjitimitet politik të flasë për reforma e jo më të marrë përsipër t'i kryejë ato.

PS-ja, sipas ti është e vetëdijshme se gjyqësori nuk është në lartësinë e duhur, si e kërkojnë interesat legjitime të shqiptarëve. Por, jemi të bindur se rruga e mos bashkëpunimit dhe e sulmit politik mbi pushtetin gjyqësor është më e gabuara e mundshme. Për këtëai ka theksuar se gjyqësorit i duhet siguruar pavarësia, pasi në këtë mënyrë sigurohet drejtësia e barabartë, ashtu si në fakt duhet të jetë.

“Ne, sot në opozitë mbështesim pa asnjë ekuivok kërkesën legjitime të trupës gjyqësore për më shumë hapësirë në bërjen e ligjeve në Shqipëri. Ne sot mbështesim përpjekjet e kësaj trupe për të garantuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Njëkohësisht jemi të angazhuar që në qeverisjen e re trupa gjyqësore do të ketë të drejtën e hartimit të ligjeve që vetërregullojnë veprimtarinë gjyqësore”- përfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›