E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti Studenti, regjistrimet më 7 tetor

Tiranë- Regjistrimet në Qytetin Studenti nisin në datën 7 tetor. Ashtu si edhe vitet e shkuara, të parët që do të regjistrohen do të jenë studentët e viteve të para, ndërkohë që të tjerët, vetëm pasi të jenë rregulluar ‘mysafirët e rinj’.

Burimet pranë drejtorisë së këtij qyteti bëjnë me dije se studentët e viteve të para do të regjistrohen nga data 7 deri në datën 9 tetor. Vetëm pas kësaj date do të akomodohen nëpër dhoma studentët e viteve më të larta.

Në bazë të kërkesave të bëra pranë kësaj drejtorie për akomodim, numri i të interesuarve është shumë i lartë, madje edhe më shumë se sa ishte parashikuar. Për këtë, në ‘strehimin’ e studenteve nëpër dhoma nuk do të mungojnë dhomat me katër persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›