E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE me sy kah Kina

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 13:21

Kina po merr përherë e më tepër përmasat e një superfuqie në saje të rritjes së saj ekonomike, por së fundi edhe në fushën ushtarake.

Për shkak të fuqisë financiare, Evropa është e detyruar tani t’i kushtojë vëmendje vendit aziatik. Britania po shkon drejt përplasjes me Bashkimin Evropian lidhur me shitjen e armëve Kinës.

Që nga shtypja e protestave në sheshin e Tiananmenit në vitin 1989, vendet anëtare të BE-së e kanë të ndaluar të shesin mallra që mund të përdoren nga ushtria kineze. Por Kina po i përdor tani muskujt e saj financiarë, në përpjekje për ta ndryshuar ligjin.

Aeroplani i ri i Kinës J-20, i pakapshëm nga radarët e ka kthyer vëmendjen në modernizimin e ushtrisë kineze.

Alexander Neill në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore, një organizatë që bën analiza për mbrojtjen, thotë se rritja e ndikimit financiar të Kinës në Evropë ka filluar të duket.

“Vendet anëtare të BE-së sigurisht që ndjejnë presion nga Kina pas situatës ekonomike që duket se po përhapet në mbarë BE-në për momentin. Shumë udhëheqës, jam i sigurt që do të mendoheshin mirë nëse do të kërkonin nga kinezët investime të cilat janë me rëndësi për t’i shpëtuar vendet evropiane nga amullia ekonomike”, thotë Neill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›