BE mesazh dialogu Prishtinës dhe Beogradit
PRISHTINE-Prishtina dhe Beogradi do të marrin edhe një mesazh të Bashkimit Europian për dialog. Kosovarja Gazeta Express bën të ditur se këtë porosi do ta sjellë njeriu i dytë i diplomacisë greke, Dimitris Droutsas. Paraprakisht ai është konsultuar me kryediplomaten Catherine Ashton. Grekët thonë se janë të gatshëm t’i ndihmojnë Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje.
Burime të gazetës bëjnë të ditur se diplomati grek në Prishtinë do të arrijë të shtunën. Droutsas i ka konfirmuar të martën në Bruksel këto dy vizita duke shpalosur se për këtë udhëtim ka vendosur pas konsultimeve me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.
“Pas konsultimeve me zonjën Ashton, kam vendosur dhe këtë ua bëra me dije partnerëve tanë sot për të vizituar Beogradin dhe Prishtinën në ditët e ardhshme. Ne jemi tashmë në kontakt me palët e interesuara për të zgjidhur detajet e këtij udhëtimi dhe shpresoj se këtë do ta bëj gjatë fundit të javës”, ka thënë ai.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Baronesha Ashton tashmë ka prezantuar idenë që Brukseli të lehtësojë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Pas shpalljes së opinionit të GJND’së, ajo këtë ua ka thënë edhe Kryeministrit Thaçi dhe Presidentit të Serbisë, Boris Tadic në biseda telefonike.
Sido që të jetë, ky mesazh do të përcillet “live” tek autoritetet kosovare dhe serbe nga diplomacia greke.
Dimitris Droutsas ka thënë se Greqia është vendi më i duhur për këtë iniciativë për shkak të pozicionit që ka mbajtur karshi Kosovës dhe Serbisë në dy vjetët e fundit. Droutsas ka theksuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të ulen për të biseduar, por nuk ka specifikuar asnjë temë për bisedime.
“Greqia vërtet mund të dërgojë mesazh kredibil për të dyja palët: mesazhin se Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në tavolinë për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë çështje. Dhe saktësisht ky është mesazhi nga BE-ja që ne do të kemi rastin ta çojmë gjatë vizitës në rajon”, ka thënë ai.
Bashkë me Qipron, Sllovakinë, Rumaninë dhe Spanjën, Greqia është njëra nga pesë vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Sido që të jetë, vlerwson sot gazeta Express, në raport me Kosovën, Athina ka pasur një qëndrim më të avancuar. Greqia aktualisht ka zyrën e saj ndërlidhëse në Kosovë, ka njohur pasaportat e Kosovës dhe dokumentet e tjera, nuk ka deponuar deklaratë në GJND kundër Kosovës, ndërsa zyrtarët grekë nuk kanë thënë asnjëherë se kurrë nuk do ta njohin Kosovën. Shteti grek ka votuar për anëtarësim të Kosovës në FMN dhe Bankë Botërore dhe nuk ka lobuar kundër njohjes së pavarësisë.
Pas shpalljes së mendimit të GJND’së, grekët po ashtu janë treguar të kujdesshëm duke mos u pozicionuar në asnjë moment kundër pavarësisë.
(d.b/BalkanWeb)