E Shtunë, 31 Tetor 2026

75 votat e buxhetit, një tjetër provë e votëbesimit të koalicionit të Berishës

Megjithë vuvuzelat mediatike të Edi Ramës, që prej 3 ditësh reklamonin një krizë numrash në radhët e koalicionit qeveritar, ndryshimet në buxhet kanë marrë dje votat e plota të deputetëve të mazhorancës, duke e shndërruar procesin në një votëbesim të ri për koalicionin e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha

Edhe pse opozita nuk mori pjesë në votimin nen për nen të projektligjit për ndryshimet buxhetore në buxhetin e shtetit për vitin 2010, shumica parlamentare i dha dje ‘Ok’ dokumentit të ri, duke formalizuar kështu një nga nismat më të suksesshme të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave, për të sfiduar efektet e recensionit global.
Kreu i ekzekutivit Berisha garantoi se shkurtimet buxhetore nuk prekin nivelin e investimeve, as rritjen e pagave dhe pensioneve dhe as ndihmën dhe kujdesin social, por reduktojnë shpenzimet e administratës publike. Sipas kryeministrit, rritja e pagave dhe pensioneve do vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Shkurtimet në buxhetin e 2010-s parashikon uljen e shpenzimeve buxhetore me afro 20 miliardë lekë, ndërkohë që nuk preken sektorë si investimet publike dhe shërbimi social. Garancia e qeverisë është se politika e rritjes së pagave dhe pensioneve nuk do të preket pavarësisht shkurtimeve buxhetore, të domosdoshme këto për shkak të recensionit global.
Megjithë spekullimet e shumta të mediave të Edvinit, lidhur me një krizë numrash në radhët e koalicionit qeveritar, si rrallëherë, votimi i djeshëm për ndryshimet buxhetore është shndërruar në njëfarë votëbesimi të ri për reformat e kabinetit qeveritar, duke regjistruar edhe votën e plotë 100 përqindëshe të të gjithë ligjvënësve që kishin votuar që herën e parë të legjislaturës për koalicionin PD-LSI. Bile këtë herë, është regjistruar edhe një votë më shumë, meqenëse këtij fronti të madh reformator i është bashkuar edhe vota e Shpëtim Idrizit, i cili prej më shumë se një viti drejton PDU-në dhe është deklaruar edhe formalisht në mbështetje të aksionit qeverisës. Vota për buxhetin ishte përgjigjia më e mirë edhe për vuvuzelat mediatike të Edvinit, të cilat kishin tre ditë rresht që flisnin për një krizë numrash, por që edhe pas rezultatit të votimit, nxituan të përsërisnin se kriza e numrave mbeti, meqë një amendament në Ligjin për SHISH nuk u hodh në votim në seancë plenare, por u shty për seancat e sesionit të ri parlamentar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›