E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Buxheti 2010 më i madhi në historinë e qeverive

TIRANE-Dy ditë pasi kaloi në Kuvend mes replikash vetëm me votat ahzorancës rishikimin e buxhetit 2010, ku u parashikuan shkurtime të shpenzimeve, Kryeministri Sali Berisha garantoi sot në mbledhjen e radhës së qeverisë se “buxheti i vitit të ardhshëm (ai i vitit 2011) do të jetë me i madhi në histori dhe do të dëshmoje dyfishimin në kohën më të shkurtër të rritjes ekonomike në vend”.
Sipas tij, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë përcaktues për zbatimin e programit qeverisës. “Ky buxhet duhet t’i qëndrojë parimit të zemrës së dhimbsur, të qeverisë së shërbimeve dhe projektet e mëdha nuk cenohen”, theksoi Berisha.
Po kështu kryeministri berisha gjate mbledhjes së sotme të qeverise shpalli prioritet e qeverise në buxhetin e vitit 2011. Sipas tij, prioritet do te jete mbeshtetja sociale si dhe investimet në infrastrukturën rrugore, ujësjelles, bujqësi, shendetësi, arsim dhe kulturë.
Sipas Berishës, ky buxhet do të jetë dhe përcaktues për koalicionin e tij qeverisës.
Berisha garantoi gjithashtu se qeveria e tij do të bëjë përpjekje të madhe per te kursyer shpenzimet e administrates". Sipas kreut te qeverise, me keto shkurtime ne shpenzimet e adminsitrates, u realizua rritja e pagave dhe pensioneve për qytetarët.
“Mbajtëm premimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve edhe në krizë”, u shpreh Berisha duke shtuar se rritja e rrogave dhe pensioneve eshte sërish ne axhendën e kësaj qeverie.
"Në vitin 2005 një pensionist ne fshat merrte vetem 36 dollare ne muaj, ndersa nje pensionist ne qytet merrte 72 dollare", deklaroi Berisha.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri, Sali Berisha, është shprehur se këtë vit Shqipëria është ndër vendet e pakta në Evropë për rrije ekonomike.

Ndër të tjera, kryeministri tha se 10 % e gdp-së janë faturuar për mbështetje sociale, por sic tha ai “kjo eshte e domosdoshme”.

Dy dite me pare, pas replikash ne sallen e Kuvendit, u miratuan ndryshimet ne projekt/buxheti nper vitin 2010 vetem me votat e mazhorances. Ndyrshimet parashikonin shkurtim te shpenzimeve, per te cilat opozota nuk ra dakort.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›