Cisjordani, mbyllet stacioni tv "Al Jazeera"

Autoriteti Palestinez urdhëroi mbylljen e përkohshme të zyrës së stacionit satelitor ''Al-Jazeera'', për shkak të transmetimit të lajmeve të rreme. Lajmi u bë publik nga Ministria palestineze e Informacionit.
Ministria theksoi se e kishte marrë këtë vendim për shkak të transmetimit të informacioneve të rreme dje nga ''Al-Jazira'', një stacion me qendër në Katar. Ministria konfirmoi se ''Al-Jazeera'' i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme programeve të saj që denigrojnë OÇP-në (Organizata për Çlirimin e Palestinës) dhe Autoritetit Palestinez''."Pavarësisht thirrjeve të përsëritura që ky stacion të jetë neutral në mbulimin çështjeve palestineze dhe i ekuilibruar përsa i përket situatës së brendshme palestineze, ky stacion ka vazhduar ti denigrojë ato'', theksoi ai. ''Al-Jazeera'' refuzoi çdo koment, por theksoi se ky vendim kishte lidhje me transmetimin e një deklarate nga Faruk Kaddumi, shef i departamentit politik të OLP-së. Ai akuzoi presidentin palestinez Mahmud Abbas dhe drejtuesin Mohammed Dahlane se kishin bërë komplot me Izraelin për të vrarë drejtuesin historik palestinez,Yasser Arafat.Edhe Hamasi e dënoi mbylljen e zyrës së stacionit ''Al-Jazeera'' duke theksuar se ''kjo përbënte një provë më shumë për rritjen e dhunës kundrejt mediave nga ana e qeverisë së Ramallahut'', në një komunikatë. Shoqëria e shtypit të huaj (FPA) shprehu shqetësimin e thellë për mbylljen e këtij stacioni dhe i kërkoi Autoritetit Palestinez të rishikojë vendimin.