E Diel, 1 Nëntor 2026

BE mirëpret dialogun politik: Punoni për 12 rekomandimet

BRUKSEL - Bashkimi Europian i konsideroi pozitive hapat e fundit, lidhur me bashkëpunimin e qeverisë dhe opozitës në ngritjen e një komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, si dhe për ngritjen e një grupi pune për procedurat parlamentare.

Këto janë përfundimet për Shqipërinë, në mbledhjen e Komisionit Europian për çështjet e jashtme, zhvilluar mbrëmë në Bruksel.

Sipas Komisionit Europian, këto zhvillime pozitive duhet të ndihmojnë për të tejkaluar ngërçin politik, që ka dominuar skenën politike në Shqipëri.

“Zgjedhjet e fundit të muajit maj u konsideruan në përgjithësi konkuruese dhe transparente. Megjithatë procesi elektoral u shënua nga disa mangësi të cilat duhen adresuar brenda kornizës ligjore të reformës. Në mënyrë të përmbledhur, Shqipëria ka bërë progres të limituar për të përmbushur kriteret politike për anëtarësim dhe për 12 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave.”

Sipas Bashkimit Europian, përpjekje të mëtejshme nevojiten veçanërisht në gjyqësor, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtjen e minoriteteve dhe të drejtat e pronësisë.

“Vetëm pasi të përmbushen këto, Shqipëria mund të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, - thuhet në konkluzionet e BE-së.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS: S’duhet të rihumbim statusin kandidat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›