E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika del nga kriza, qeveria e re bën betimin

BRUKSEL- Nga sot Belgjika ka zyrtarisht një qeveri, me betimin e ekipit të drejtuar nga socialisti frankofon, Elio Di Rupo. Betimi i qeverisë i jep fund krizës më të gjatë politike në historinë e Belgjikës.

60-vjeçari Di Rupo, 12 ministrat dhe gjashtë sekretarët e shtetit bënë betimin para mbretit të belg Albert II, me 20 minuta vonesë nga orari i parashikuar, në kështjellën e Laekenit.

Televizionet belge transmetuan direkt ceremoninë e betimit. Belgjika theu një rekord botëror, pasi qëndroi pa qeveri prej gati 2 vjetësh.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›